Komuna e Klinës ka zhvilluar gjatë javëve të kaluara një aksion për eliminimin fizik të qenve endacakë në tërë territorin e saj.
Gjatë këtij aksioni të lejuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) janë vrarë qindra qen, me arsyetimin se kishin paraqitur rrezikshmëri për njerëz, megjithëse zyrtarisht asnjë rast i kafshimit të njerëzve nga qentë nuk është regjistruar, shkruan “Koha Ditore”.
Vrasjen e qenve e konfirmon edhe Gjokë Lleshaj, drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Klinë. Sipas tij, aksioni për eliminimin e qenve është bërë me tender dhe me rregulla. (b.an)