Një person u vu në pranga nga policia e Shkodrës ndërsa kryeplaku i fshatit dhe inspektori Pyjor do të procedohen në gjendje të lirë, pasi u zbuluan 46 bimë kanabisi të kultivuara në një parcelë në fshatin Karmë të Vaut të Dejës.
Prek Mhilli, 51 vjeç, banues në fshatin Naraç, u vu në pranga si i dyshuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Gjithashtu ndiqen në gjendje të lirë Alfred Ndrekaj, 29 vjeç, me detyrë Kryeplak i fshatit Karmë, për veprën penale të “Moskallëzim i krimit”.
Po ashtu, edhe Paulin Mark Pylla, 38 vjeç, me detyrë Inspektor i Shërbimit Pyjor, në Bashkinë Vau i Dejës, për veprën penale të “Moskallëzim i krimit”. /b.d