Policia maqedonase ka kapur një 44 vjeçar nga Shqipëria si dhe ka sekuestruar në makinën e këtij të fundit një sasi prej rreth 10 kg kanabis.
Shqiptari me inicialet D.Ç, 44 vjeç, është arrestuar në lagjen Raça në Ohër.
Shqiptari është arrestuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 gjatë një kontrolli nga policia maqedonase, ndërsa është dërguar në paraburgim në pritje të masës së sigurisë./a.k