• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A e prishi kënga në gjuhën shqipe Biello Dugmën?

by Java News
22/09/2017 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre dekada që kur është larguar nga grupi Bijelo Dugme, këngëtari boshnjako-kroat Zeljko Bebek vazhdon ta intrigojë publikun me deklaratat e tij rreth themeluesit të grupit, solistit Goran Bregovic.  Kënga e titulluar “Kosovska”, që ky grup e ka kënduar në gjuhën shqipe si “provë” se edhe në gjuhën shqipe rock’u tingëllon mirë,  po del që të jetë arsye e prishjes së raporteve të tyre.

“Ndryshimi në Bijelio Dugme ndodhi në momentin kur Goran Bregovic shkroi këngën në gjuhën shqipe. Teksti, që ishte  shumë i bukur, e të cilin e kanë shkruar pionierët e teatrit shqiptar të Shkupit, ishte një hap revolucionar, por unë nuk isha ky. Atëherë i thashë Goranit: “ Tani ia dole, kjo nuk kalon te unë” ka thënë Bebek.

Sipas gazetës Nedeljnik, Bebek ka rrëfyer për herë të parë se pse është larguar nga grupi kult sarajevas dhe se sa në të vërtetë i kishte penguar “politizimi” që Bregovic po e sillte në muzikën e tyre. I pyetur nëse i ka penguar konteksti politik që do të sillte kënga në gjuhën shqipe e incizuar dy vjet pas demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, Bebek ka konfirmuar një gjë të tillë.

“ Çfarë mesazhi po i çoj unë Jugosllavisë së atëhershme, kombeve dhe kombësive? Unë, ai që kam dashur që të krijohet një frymë moderne në kulturë, përnjëherë futem në politikë ditore. Kjo në një mënyrë ishte arsye që ndamë rrugët dhe pas kësaj më 1984 ne u shpartalluam”, ka thënë Bebek. Ai ka thënë se kënga “Kosovska” nuk ka qenë ajo që e largoi nga Bijelo Dugme, por sipas tij, “ajo këngë ishte si një provë se në bend po ndryshohej qëndrimi”.

Në të dhënat, që mund të gjendet në internet rreth kësaj kënge, bendi “Bijelo Dugme” ka pasur për qëllim që ta integrojë edhe kulturën shqiptare në mesin e popujve që asokohe përbënin federatën jugosllave.“

Dhe kjo aq shumë sa që në grup dhe nga e gjithë ajo që kishim arritur deri atëherë, u krijua një hendek në kuptimin politik. Pavarësisht nga mesazhet, pavarësisht se a jam pajtuar apo jo me ta. Nuk më takon mua që të hyjë në një teatër tjetër ku unë duhet ta luaj një rol të ri ku në pyetjen “A do ta këndoje ti këtë?” të përgjigjem “ Jo nuk do ta këndoja”.

Këtë e kam thënë në albumin e fundit kur po incizohej kënga “Kosovska” në Shkup. Se kjo ishte hera e parë dhe e fundit. Dhe kështu ndodhi. Nuk mendoj se kënga “Kosovska” ishte një truk marketingu i Goran Bregoviqit, por për shkak të dyshimit kam thënë se nuk do të shkojë tutje” ka thënë Bebek, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)

Next Post
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Nga partia e mitingjeve, tek partia e valiumit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

February 6, 2026
Mesazhi i komisionerit të BE pas takimeve në Tiranë: Shqipëria është në rrugën e duhur, ka bërë përparim konkret

Mesazhi i komisionerit të BE pas takimeve në Tiranë: Shqipëria është në rrugën e duhur, ka bërë përparim konkret

February 6, 2026
Edhe një herë për ‘tradhtarin’ e partisë Dash Sula

Edhe një herë për ‘tradhtarin’ e partisë Dash Sula

February 6, 2026
Mbetjet toksike të Kurum/ Gjykata e Durrësit lë në burg 8 të arrestuar, 5 në arrest shtëpie, 7 detyrim paraqitje

Mbetjet toksike të Kurum/ Gjykata e Durrësit lë në burg 8 të arrestuar, 5 në arrest shtëpie, 7 detyrim paraqitje

February 6, 2026
Shitblerja e votave: Ja si reagon politika në vendet demokratike

SPAK, ndarja e roleve të prokurorëve nga gjyqtarët, urgjencë e demokracisë

February 6, 2026
Ishte spiun i Mossad-it?! Çfarë shkruhet në dosjet e FBI-së për lidhjet e errëta të Jeffrey Epstein me…

Ishte spiun i Mossad-it?! Çfarë shkruhet në dosjet e FBI-së për lidhjet e errëta të Jeffrey Epstein me…

February 6, 2026
Përfundon pa marrëveshje takimi SHBA-Iran në Oman, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

Përfundon pa marrëveshje takimi SHBA-Iran në Oman, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

February 6, 2026
Predikonte Jehovain në shkollë, pushohet nga puna mësuesi. Dëshmitë e prindërve: Si mund t’i thuash fëmijës ‘vdis sot, se do ngjallesh nesër?

Predikonte Jehovain në shkollë, pushohet nga puna mësuesi. Dëshmitë e prindërve: Si mund t’i thuash fëmijës ‘vdis sot, se do ngjallesh nesër?

February 6, 2026
Falsifikuan rezultatet e votimit në Komunën e Gjakovës, kërkohet paraburgim ndaj 22 kryesuesve

Falsifikuan rezultatet e votimit në Komunën e Gjakovës, kërkohet paraburgim ndaj 22 kryesuesve

February 6, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In