Italia ka 420 viktima nga koronavirusi gjatë orëve të fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve në total në 25.969.
Ndërkohë numri i infektimeve të reja është rritur me 3.021 të prekur në orët e fundit, teksa një ditë më parë u raportuan 2.646 raste, siç njofton Departamenti i Mbrojtjes Civile në Itali.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Itali ka arritur në 192.994.
Sa u përket të shëruarve, totali i tyre ka arritur në 60498.
Rajoni më i goditur italian, Lombardia regjistroi 166 viktima dhe 1,091 raste të reja gjatë orëve të fundit.
Totali i viktimave në këtë rajon ka arritur në 13,106, ndërsa i të infektuarve në 71,256. /e.s/