• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

 42% e popullsisë në Tiranë as në punë dhe as në kërkim të një pune. Sipërmarrësit, politika, media dhe familja përgjegjësit kryesorë

by Dritan Gremi
23/04/2023 22:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Gremi

Një artikull i “Monitor” pak ditë më herët sillte në vëmendje disa statistika të INSTAT që për herë të parë sipas revistës, e nxjerrin Tiranën qytetin me nivelin më të lartë të dembelizmit në 12 qarqe të vendit, duke saktësuar që kjo shifër lidhet me atë pjesë të popullsisë që  nuk është as në punë dhe as nuk kërkon të punojë.

“Të dhënat e INSTAT tregojnë se në 3-mujorin e fundit të vitit 2022 shkalla e inaktivitetit në Tiranë ishte 42 për qind, duke lënë pas edhe Lezhën e cila kryesonte renditjen për popullsisë jo aktive në tregun e punës për shumë vite”, citon monitor.

Ajo që vihet në dukje edhe në artikullin e revistës është fakti, se megjithëse në kryeqytet dhe rreth tij janë të përqendruar rreth 60 për qind e aktivitetit ekonomik, gjysma e popullsisë së Tiranës nuk dëshiron të punojë edhe pse disa industri po vuajnë për punonjës.

Por cila është arsyeja? Është kjo pikëpyetja që vetiu ngrihet në një situatë të tillë dhe në një kohë, kur në të gjithë botën flitet për rritje të çmimeve, mungesë të vendeve të punës dhe krizë ekonomike.

Ndërsa nga njëra anë përballemi me biznese që nuk gjejnë fuqi punëtore, me të rinj që largohen nga vendi për një treg më të mirë pune, një tjetër realitet na zbulohet në Tiranë,  ku 42% e popullatës, as punojnë dhe as janë në kërkim të një pune.

Është e qartë se panorama që shohim sot nuk është penelatë e një dite, as e një muaji apo viti. Sigurisht ajo është ngjyrosur e shkarravitur në më shumë se 30 vite të Shqipërisë post komuniste, ku aktorët kryesorë në vend kanë patur penelin e tyre në këtë tablo.

Kur flas për aktorët kam parasysh familjen, politikën, shoqërinë, biznesin dhe median.

Familjen që nuk ka mundur të edukojë në këto vite frymën dhe dëshirën për punë, që shpesh është lëkundur si një varkë në detin e trazuar, pa mundur të gjejë një busull të qartë orientimi. Nga ana tjetër, mediat dhe shoqëria jo vetëm kanë ofruar, por vijojnë të ushqejnë të rinjtë me imazhet virtuale të pasurimit të shpejtë, të jetës vanitoze e luksoze, që konkuron buzë detit në shezlongët e vijës së parë apo në makinat luksoze të blera me “lekët e babit”.

Ky model për fat të keq, jo vetëm që nuk jep edukatën e punës, por përkundrazi deprimon dhe demotivon edhe ata të rinj, të cilët në përpjekjet e përditshme të punës së ndershme dhe luftës për mbijetesë, kuptojnë se nuk do të munden kurrë të konkurojnë pastër me “djalin e babit”, që në fakt mban emrin biznesmen, por vetëm i tillë nuk është.

Nëse njerëzit e pasuruar nga krimi, droga apo aktivitete të tjera të paligjshme, kamuflohen në Shqipërinë tonë me emrin “biznesmen”, sigurisht që ata, jo vetëm nuk do të munden të injektojnë tek të tjerët imazhet pozitiviste të njerëzve të punës, por as nuk do ta dinë vlerën e tyre.

Sepse të jesh njeri i biznesit nuk do të thotë të jesh në treg për t’u pasuruar, por të marrësh në këtë treg edhe përgjegjësi qytetare e sociale, që lidhen me njerëzit që ti punëson, me pagesat dhe trajtimin e tyre, me taksat që derdh në shtet e që kontribuon drejtpërdrejtë në ekonominë e përgjithshme të vendit. Të jesh biznesmen nuk do të thotë të drejtosh makina të bukura dhe të konsumosh vera të shtrenjta, por të kryesh një mision në shoqëri. Dhe ky mision është i lidhur drejtpërdrejtë me njerëzit që ti punëson. Sa kohë që biznesmenët tanë nuk janë në gjendje apo nuk duan të vlerësojnë burimet njerëzore, të identifikojnë talentet dhe aftësitë e punonjësve të tyre, të stimulojnë apo edhe investojnë aftësimin e tyre, (për të mos folur për pagat minimaliste me të cilat punonjësit janë përballur deri më sot) sigurisht që një rezultat si ky nuk do të ishte çudi. Disa do humbasin dëshirën për punë dhe ata më të fortët do largohen për një mundësi më të mirë, që në fakt nuk rezulton gjithmonë e tillë. Kohës sonë nuk i duhen sipërmarrës shtypës e denigrues, shpërfillës dhe fyes, por edukues dhe vlerësues. Kohës sonë i duhen sipërmarrës dinjitozë që dinë të trajtojnë punonjësit pa nënvlerësuar dhe shtypur, por duke nxitur dhe promovuar për të nxjerr prej tyre më të mirën.

Nga ana tjetër, ndërsa në media dhe rrjete sociale vijojnë të promovohen çdo ditë antivlera që vetëm tek puna nuk çojnë, sigurisht rezultate të tilla nuk duhet të na çudisin. Sa kohë që rrugët e Tiranës zbrazen çdo të martë e të shtunë për të ndjekur “Big brother” e sa kohë, që të merresh me jetën e tjetrit mbetet një pasion, për fat të keq dembelizmi do të jetë ai që dominon.

Është e qartë se të rinjtë janë të paorientuar. Ata kanë humbur modelin, busullën, drejtimin. Ata janë orientuar tek leku i shpejtë, tek jeta vanitoze dhe luksoze pa menduar se ato duhen fituar me punë.

Le të mos harrojmë politikën, që punën në administratë e pa si hambarin e votave dhe postet drejtuese si biznese për të nxjerrë para. Ndaj rezultati që shohim sot është ai i kaosit të 30 viteve, që çon në humbjen e ekuilibrave, ndërtimin e elitave të gabuara, ikjen e njerëzve nga vendi dhe mosdëshiren e të rinjve për të punuar.

Të krijosh elita është një detyrim që mbi të gjitha i përket klasës politike në përzgjedhjen e duhur dhe të kujdesshme të drejtuesve që kanë mbi supe ndër të tjera edhe përgjegjësinë e burimeve njerëzore dhe edukimin e te rinjve në një treg pune dinjitoz dhe bashkëkohor, që mbi të gjitha motivon për të punuar dhe qëndruar në Shqipëri.

Next Post
Motori u fsheh në një “Defender”! Pas vrasjes së Nikulajt, autorin e prisnin në Kukël

Motori u fsheh në një "Defender"! Pas vrasjes së Nikulajt, autorin e prisnin në Kukël

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In