Policia kufitare godet një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Uniformat blu kanë sekuestruar 70 pago, me peshë 54 kg lëndë narkotike kanabis sattive e cila u gjet në një kamion. Policia vuri në pranga drejtuesin e mjetit, 41-vjeçarin Gentian Qarri.
Shtetasi i lartpërmendur, është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin kamion tip “DAF” me targa AA348OX/AER353. Nga shërbimet e Policisë Kufitare, ky i fundit është përzgjedhur për kontroll, fillimisht në vijën e dytë. Pasi janë krijuar dyshime për trafik të lëndëve narkotike, kamioni iu nënshtrua më tej, procesit të skanimit.
Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e policisë pas verifikimit në skaner rezultoi se në pjesën e poshtme të dyshemesë së rimorkios me targa AER353, u konstatuan të fshehura si dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale :
70 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 54 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.
Shtetasi Gentian Qarri, u arrestua në kushtet e flagrancës ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale : “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 283/a dhe 22 të Kodit Penal.