• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

40 inxhinierë e arkitektë nga Kosova i bashkohen ekipit shqiptar për verifikimin e dëmeve nga tërmeti

by Java News
28/11/2019 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

40 inxhinierë e arkitektë nga Kosova i janë bashkuar ekipit shqiptar të inxhinierëve dhe arkitektëve në terren për kontrollin teknik të çdo ndërtese të dëmtuar nga tërmeti që goditi vendin tonë mëngjesin e së martës me magnitude 6.3 Rihter.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë takimit të zhvilluar me ekipin e ardhur nga Kosova deklaroi se duhet të identifikojmë ndërtesat, tashmë gati për t’u hedhur dhe më pas ndërtesat, sipas kategorive, duke nisur nga ndërtesat më sensitive, shkollat, spitalet dhe ndërtesat e tjera komunitare e më pas pas duke kaluar te banesat.

“Duam t’i ndajmë në kategoritë e ndërtesave që janë të qëndrueshme, ndërtesa që kërkojnë rikonstruksion dhe ndërtesa që duhen hedhur pasi përbëjnë rrezik publik dhe ne kemi disa të tilla”, u shpreh Balluku.

Ministrja falenderoi në emër të qeverisë shqiptare ekipin e arkitektëve dhe inxhinierëve nga Kosova të cilët do të jenë në terren për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti në çdo objekt.

“Ne kemi nisur nga Durrësi, Thumana e Laçi, por kemi edhe zona të tjera si Tirana e Kavaja ku rrezja e goditjes ka qenë më e lehtë, por me problematika si Tirana”, vuri në dukje ministrja.

Nga ana tjetër, ministrja Balluku apeloi ekspertët që gjatë kontaktit me banorët e prekur nga tërmeti t’i informojnë ata mbi situatën e banesës së tyre.

“Detyra juaj është sublime në këto momente jo vetëm për identifikimin e problematikës që kemi por sepse njerëzit kanë nevojë për mbështetje. Ka kaos të madh në rrugë e njerëzit janë të shqetësuar. Edhe atyre që nuk u janë dëmtuar banesat kërkojnë të dinë mbi situatën, sepse kanë parë fqinjët e tyre nën rrënoja. Inxhinierët gjatë komunikimit me to duhet t’u thonë të vërtetën që nëse banesa e tyre është dëmtuar nuk duhet të shkelin në atë ndërtesë edhe nëse kanë pronën e tyre, sendet e tyre kujtimet e tyre Brenda. Po ashtu duhet tu thonë edhe për rastet kur ka siguri që të kthehen në banesat e tyre dhe ata nuk kanë më nevojë të rrinë në rrugë, megjithëse qeveria i ka siguruar të gjithë”, deklaroi Balluku.

Ministrja Balluku vlerësoi edhe profesionalizmin e demonstruar nga ekipet e Kosovës të njësive operative të ushtrisë e policisë, që mbërritën në vendin tonë që në orët e para pas tërmetit.

“Jemi ndjerë krenarë e të impresionuar nga shkalla e tyre e profesionalizmit. Kanë të njëjtën përgatitje me ekipet ndërkombëtare. Kanë qëndruar profesionalisht përkrah tyre. Falenderoj vëllezërit e Kosovës për të gjithë ndihmën që na kanë dhënë”, u shpreh ministrja Balluku. /e.s/

Next Post
Tërmeti 5.1 ballë dëmton muret e Urgjencës në Durrës, mjekët vazhdojnë punën

Tërmeti 5.1 ballë dëmton muret e Urgjencës në Durrës, mjekët vazhdojnë punën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In