• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

4 vila për gjashtë muaj, pa asnjë shpjegim

by Mero Baze
08/08/2020 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Të gjithë ata që kërkojnë prej Lulzim Bashës të shmang ekspozimin e luksit, para fushatës elektorale, janë të padrejtë, edhe pse bilanci është i frikshëm. Në fillim të këtij viti ai dhe familja e gruas që e mban nga pas, kanë blerë dy vila tek një rezidencë luksoze banimi në Tiranë. Ka bërë njëqind manovra të duket, sikur nuk i ka blerë vet, por ka shkuar aty përkohësisht nga tërmeti, pasi ka frikë lartësitë. Por në një pike nuk është dorzuar. Vazhdon të jetojë tek dy vilat që ka blerë dhe tashmë dhe fshati është familjarizuar me atë si banor.

Të gjithë ata që e kritikuan pse i bleu tek Papuli e jo tek Zamiri, pse bleu dy e jo një, pse i bleu tani e jo më vonë, kanë rënë në paqe, pasi nuk kanë mundur tia prishin terezinë.

Për tua bërë të harrojnë fare dy vilat e para, ai ka blerë dhe dy vila në Hamallaj për pushime. Po bashkë me familjen e gruas.  Dhe për këto e ka një arsyetim. Sivjet sic e dimë është një sezon plazhi në krizë dhe shkuarja në hotele është rrezik. Gjëja më e sigurt është të kesh një vilë tënde. Dhe Luli ka mundësi për dy. Nuk ka pse e shmang këtë shans.

Pas kësaj është dhe më i qartë kur flet për krizën e turizmit dhe nevojën që qeveria tu shpërndajë lek njerëzve për pushime. Natyrisht jo të gjithëve nga një vilë, por ca lek për motele.

Përsëri nuk është se u prek nga kritikat. Ndoshta ky është një stil i ri i një udhëheqësi të pakompleksuar nga pasuria. Qyshkurse ka ardhur nga emigrimi më 2005, ai bëri disa gjeste të cuditëshme. Deklaroi për shembull një unazë që shkonte miliona lek, toka dhe pasuri të fituara nga familja gruas, etj.

Dhe nuk u mërzit kurrë nga kritikat.

Ndryshe nga Sali Berisha që deri më 2004 rrinte tek një apartament në Brakë për të treguar që ishte i varfër dhe pes apartamentet e reja i blente në emër të  vajzës e djalit, për tu rehatuar aty më 2005, Luli nuk i ka këto komplekse. Ai ka arritur të blej 4 vila për gjashtë muaj, në vitin e fundit para zgjedhjeve ku betohet se do të luftoj korrupsionin dhe oligarkët, të cilëve u ka blerë vilat. Ngjan pak sikur do tu vërë gjobë ti kthejnë lekët, por prap i guximshëm është. Pak a shumë si Ilir Meta se dhe ai nuk e ka kompleks të qënit të pasur.

Por në gjithë këtë histori ka vetëm një problem. Nëse nuk e ke kompleks pasurinë, nëse je e sigurt se e provon atë me të ardhurat e tua, është mirë të jap sqarime për të, pasi kështu justifikohet dhe guximi për të blerë 4 vila në gjashtë muaj. Përndryshe kur i blen, hyn e jeton aty, del cdo ditë nga vilat dhe bën si shejtan budalla duke thënë nuk janë të mijat, dukesh dhe hajdut dhe gënjeshtar. Nuk është se njerëzit nuk janë mësuar me këto dy epitete, por kur ua kujton cdo ditë me foto vilash dhe buzëqeshje të shtirura duke i mohuar, i forcon më shumë.

Next Post
Le Jour 1938: Ejani të vizitoni ekspozitën dedikuar vendit magjik të mbretëreshës Geraldinë

Le Jour 1938: Ejani të vizitoni ekspozitën dedikuar vendit magjik të mbretëreshës Geraldinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In