• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

4 të vrarët u shpallën heronj, po vrasësit ?

by Artur Ajazi
21/01/2021 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Edhe sot pas 10 vitesh, 21 Janari akuzon, 4 të vrarët duan dhe presin drejtësi. Edhe sot pas 10 vitesh, ata që i vranë, ata që qëlluan mbi protestuesit paqësorë, dhe që kishin synim edhe më tej, të vrisnin madje edhe kryetarin e Partisë Socialiste, janë të lirë, të pandëshkuar nga organet kompetente. Dhe në fakt, drejtësia dhe vetëm ajo, ka të drejtën dhe detyrimin të japë verdiktin e saj për ata që urdhëruan dhe fshehën vrasësit, për ata që mbrojtën snajperët e Gardës dhe rojet e ish-kryeministrisë. Katër të vrarët e 21 Janarit, prej sot janë Dëshmorë të Atdheut, sepse meritojnë nderime të tilla.

Ata ishin të pafajshëm, ata kishin ardhur të protestonin dhe mbështesnin opozitën e asaj kohe, me mendimin dhe shpresën e madhe, se qeverisja e asaj partie që njeh vetëm dhunën si mjet “demokratik”, do të ishte e përgjegjshme. Katër të vrarët e 21 Janarit dhe mungesa e ndëshkimit ligjor, janë akuza më e madhe ndaj ish-kryeministrit, ndaj ish-ministrit të Brëndshëm, ndaj drejtuesve të Gardës dhe snajperëve që zbatuan urdhërat kriminalë, por edhe hetuesve dhe prokurorëve, që kanë patur kohën dhe mundësinë të çojnë në qeli autorët e një krimi makabër.

Katër të vrarët e 21 Janarit, janë edhe sot shembëlltyra e një ish-qeverisje të shëmtuar dhe kriminale, e cila me vetëdije të plotë, përmes gojës së ish-kryeministrit deklaronte se “garditët janë heronj, të vrarët janë kamikazët e Ramës”. Dhe me të drejtë në ditën e përkujtimit të tyre, kryeministri Rama deklaroi se “sot ata që përdorën çekiçin e gjykatësit dhe sakatuan të drejtën e familjarëve për të parë drejtësi për 21 Janarin nuk duhet të harrohen, edhe pse një pjesë e tyre janë larguar nga sistemi si pjesë e llumit që vazhdon të pastrohet në atë sistem, një pjesë tjetër janë larguar duke dhënë dorëheqjen të vetëdijshëm që nuk mund ta kalonin filtrin e llumit, një pjesë tjetër janë akoma në punë se nuk i ka ardhur radha duke qenë se janë në shkallën e parë”.

Drejtësia për 21 Janarin është një detyrim standard i drejtësisë së re, e cila së fundmi ka nisur të lëvizë, duke kërkuar rihapjen e dosjes së vrasjeve të 4 Dëshmorëve të Atdheut. Ata prokurorë dhe gjyqtarë që menduan se me Vettingu dhe përjashtimin nga drejtësia i shpëtuan ndëshkimit ligjor, duhet patjetër të japin llogari para shqiptarëve, dhe thellësisht para familjarëve të 4 Heronjve të Atdheut. Partia Socialiste dhe personalisht kryetari i saj Edi Rama, kanë qenë konstant dhe të përhershëm në kërkesën e tyre për të dhënë drejtësi për 4 të vrarët e 21 Janarit, kanë qenë kërkues ndaj organeve të drejtësisë për të hetuar dhe gjykuar pa asnjë mëdyshje këdo që ka qenë në piramidën qeveritare, dhe që mban përgjegjësi ligjore për urdhërat e dhënë. Ka ardhur koha që drejtësia e re, të mbyllë në qeli jo vetëm zbatuesit e urdhërave kriminalë, por edhe vetë vrasësit me kollare.

Dhe natyrisht mungesa e ndëshkimit, u ka hapur rrugën atyre që të kërkojnë sërish pushtetin, tu premtojnë sërish shqiptarëve “qeverisje të mirë dhe parajsën”, kur dihet se si shkatërruan me konshiencë të plotë gjithçka jetësore në këtë vend.Ndëshkimi dhe dënimi i tyre nga drejtësia, janë i vetmi “shërim” për plagën e madhe të familjarëve, por edhe dëshmia e vetme që do të vërtetonte se ligji ka nisur të zbatohet në Shqipëri.

Next Post
Aksidenti në aksin rrugor Çermë-Divjakë, ndërron jetë në spital 62-vjeçari

Aksidenti në aksin rrugor Çermë-Divjakë, ndërron jetë në spital 62-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greqia nuk gjen qetësi, lëkundet nga një tjetër tërmet i fortë

Tërmet në Itali/ Dy lëkundje të njëpasnjëshme, banorët dalin në rrugë të frikësuar

January 13, 2026
Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, zbulohet data kur do të konkurrojë Shqipëria

Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, zbulohet data kur do të konkurrojë Shqipëria

January 13, 2026
Nga e diela ulen reshjet/ Kreu i Emergjencave Civile: Nisim rehabilitimin e argjinaturave të dëmtuara

Ç’po ndodh me përmbytjet? Çako: Jemi në fazë menaxhimi, bilanci do bëhet në ditët në vijim

January 13, 2026
Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

January 13, 2026
Financimi i Kuvendit të Rithemelimit / Pas Këlliçit paraqitet në SPAK një tjetër zyrtar i PD

Financimi i Kuvendit të Rithemelimit / Pas Këlliçit paraqitet në SPAK një tjetër zyrtar i PD

January 13, 2026
UNESCO propozon projekt të posaçëm për mbrojtjen e shkrimit me dorë, mësueset: Fëmijët po humbasin identitetin

UNESCO propozon projekt të posaçëm për mbrojtjen e shkrimit me dorë, mësueset: Fëmijët po humbasin identitetin

January 13, 2026
Paralajmërimi i Trumpit, reagon Pekini: Luftërat tregtare nuk nxjerrin asnjë fitues

Paralajmërimi i Trumpit, reagon Pekini: Luftërat tregtare nuk nxjerrin asnjë fitues

January 13, 2026
Samiti në Abu Dhabi, Rama: Presidenti Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë

Samiti në Abu Dhabi, Rama: Presidenti Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë

January 13, 2026
“Në PD kanë hall derisa të ikësh, po ike të thërrasin edhe për bisedime…”/ Salianji i prerë: Nuk largohem!

“Në PD kanë hall derisa të ikësh, po ike të thërrasin edhe për bisedime…”/ Salianji i prerë: Nuk largohem!

January 13, 2026
VIDEO/ Rama e nis ditën me flotën e re të policisë së shtetit

VIDEO/ 113-vjetori i Policisë së Shtetit, Rama: Në shërbim të vendit dhe qytetarëve çdo ditë

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In