• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

4 të vrarët me 21 Janar, Qeveria harton ligj të ri për t’iu dhënë statusin e dëshmorit

by Java News
02/11/2018 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria paraqiti në Kuvend një ligj të ri për Dëshmorët. Projekti parashikon dhënien e titullit dëshmor edhe të atyre që kanë rënë në përpjekje për të mbrojtur proceset zgjedhore. Ata që përfitojnë janë katër të rënët në protestën e 21 Janarit. Ligji i ri nuk prek asnjë nga statuset e dhëna deri më tani.

Pak muaj nga 8 vjetori i 21 Janarit, Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj të ri përsa i përket Statusit Dëshmor i Atdheut. Risitë që sjell ky draft lejojnë që këtë status ta përfitojnë edhe 4 viktimat që u vranë në protestën e 21 janarit 2011.

Ligji i ri rendit disa kritere për përfitimin e këtij statusi, ku mes të tjerash, në Nenin 5, gërma LL, theksohet se mund të shpallen Dëshmorë të Atdheut edhe “shtetasit shqiptarë të vrarë gjatë tubimeve paqësore dhe pa armë, për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”. Ky përkufizim i ri i hap rrugën shpalljes së Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës si Dëshmorë të Atdheut, përsa kohë është faktuar edhe në proces gjyqësor se ata ishin të paarmatosur ndërsa u qëlluan nga Garda gjatë një proteste të opozitës.

Socialistët në atë kohë ishin në opozitë dhe Edi Rama premtoi se do të bënte drejtësi për viktimat. Tashmë në pushtet prej më shumë se një mandati në pushtet, Kryeministri e di që familjarët e 4 viktimave kërkojnë ende të vërtetën, por ajo që pritet të marrin janarin e ardhshëm është një titull nderi më shumë, shoqëruar me një kontribut modest financiar të përmuajshëm.

Ligji i ri për Dëshmorët e Atdheut ia jep mundësinë ta gëzojnë këtë status edhe atyre që kanë humbur jetën në krye të detyrës në mbrojtje të procesit zgjedhor, pas datës 8 dhjetor 1990.

Gërma H e po të njëjti nen përfshin mes kritereve edhe shtetasit shqiptarë që kanë rënë duke luftuar për pavarësinë e Kosovës, si dhe ata të rënë për të drejtat kombëtare në konfliktet e tjera etnike të zhvilluara në Ballkan, gjë që duket se përfshin edhe konfliktin në fillim të Mijëvjecarit të ri në Maqedoni. Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, ai ekzistues shfuqizohet, por shpalljet “Dëshmor” nuk janë objekt rishikimi nga ligji i ri. TCH

ma.me

Next Post
KLD, japonezët shqiptarë pa pushkë

21 janari kërkon drejtësi, jo pension mujor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In