• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

4 plumba në kokë/ Flet gruaja e Eri Zefit: O Zot thoshte s’e mendoj ta lë djalin pa baba, gjakmarrja mori një të pafajshëm

by Java News
08/10/2019 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjashtë ditë më parë u ekzekutua me gjashtë plumba Eri Zefi në Fan të Mirditës, ndërsa deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar, por një fëmijë katër muajsh që mbeti jetim. Vrasja dyshohet se lidhet me hakmarrjen, pasi vëllai i viktimës, Ndue Zefi në datë 24 shkurt të këtij viti vrau Martin Ndrecën në sytë e fëmijës 10-vjeç në Durrës.

Në një intervistë ekskluzive për Shqiptarja.com, gruaja e Eri Zefit rrëfen të gjithë historinë e gjakmarrjes mes dy familjeve pas vrasjes së Martin Ndrecës. Nazli Zefi 25-vjeçe e cila nuk është shqiptare, por që ishte martuar me Eri Zefin dhe 4 muaj më parë solli në jetë djalin, thotë se burri i saj e kishte shok të ngushtë Martin Ndrecën, që vrau i vëllai. 25-vjeçe tregon se burri i trembej hakmarrjes pas vrasjes që kishte bërë i vëllai.

“Mua më kanë vrarë burrin dhe babanë e fëmijës 4 muajsh. Unë vetë jam e huaj, por dua drejtësi për burrin tim. Ai ka humbur jetën pa faj. Gjithnjë ka qëndruar me frikë dhe më fund e kanë vrarë. Fëmija im po rritet pa baba, ndërsa unë ende nuk e di kush e ka vrarë burrin tim. Unë dua të di se cfarë ka ndodhur me burrin tim. Policia gjysmën e fakteve e ka lënë me humbur në vendin e ngjarjes, ka lënë ekspertizën në gjysëm. Burri im e ka dashur djalin e vet edhe ka vdekur për atë. Nuk mundem me kuptuar, që gjakmarrja bëhet mbi njerëz të pafajshëm.

Kam humb burrin, jam pa letra edhe kam frikë që djali im nuk rritet ashtu si ka pas dëshirë. Burri im pa ditur gjë ka ecur në rrugë të keqe. E kanë mashtruar dhe është bërë gjakmarrja. Duhet të ndalohet gjakmarrja mbi njerëzit e pafajshëm.  Unë kam shkuar te vendi ku i ka dalë shpirti me vendosur lule dhe jo për të gjetur plumbat që kanë kaluar në trupin e tij. Nuk mund të jem rehat, se unë e di që 1000% burri im ka lënë jetën pa faj. Ai ka pasur frikë për gjakmarrje, cdo natë ishte në mendime dhe me lot në sy në gjumë. Kunati im Ndue Zefi ka vrarë Martin Ndrecën para njerëzve edhe është dorëzuar duke pranuar vrasjen.

Kur ka ndodhur konflikti me Ndue Zefin dhe Martin Ndrecën atë natë ky i fundit mori në telefon burrin tim sepse kanë qenë shokë. Por ne ishim në gjumë dhe askush nuk e dëgjoi telefonin. Kur u ngritëm në mëngjes pamë që kishte shumë thirrje të humbura. Më pas burri mori vesh se i vëllai kishte vrarë atë natën Martinin. I iku truri dhe nuk po besonte si është bo kjo punë mes shokëve. Burri, cdo natë më thoshte ‘është gjynah që Ndue Zefi (i vëllai) është në burg dhe nuk mundet me pa fëmijët e ve, por ma gjynah se Martini nuk ka.

Martiani nuk mundet kurrë më me marrë fëmijët e vet në krah, nuk ka më keq’. Edhe sa herë ai thoshte ‘o Zot unë kam djalin aq kaq të vogël dhe nuk mundem të mendoj mos me qenë këtu për atë‘. Dhimbjen që ka pasur familja e Martinit atëherë, e kemi ne tani. Nuk e kuptoj pse e kanë vrarë burrin tim, ai nuk ka pasur kurrë konflikte me shokët, as me njerëzit e tjerë. Ai ka ndihmuar cilin ka mundur. Unë kam qenë në polici dhe u kam thënë se mendoj se janë të korruptuar. Mua më thanë se nuk ka policë të korruptuar por nuk ka mundësi me e bërë atë punë” deklaroi ajo në prononcimin për Report Tv.

Report Tv siguroi ekspertizën mjeko-ligjore, ku thuhet se Eri Zefi u ekzekutua me 6 plumba, 4 prej të cilëve e kanë kapur në kokë ndërsa 2 të tjerët në gjoks. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune  dhe vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës gjashtë ditë më parë pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës. Viktima u gjet i vrarë rreth orës 16:00 të së mërkurës së kaluar në një zonë të pyllëzuar 50 metra larg rrugës së Kombit dhe pista kryesore ku po hetohet është pikërisht gjakmarrja.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Siriani me kamion të vjedhur merr para makinat në Gjermani, 9 të plagosur, dyshime për sulm terrorist

VIDEO/ Siriani me kamion të vjedhur merr para makinat në Gjermani, 9 të plagosur, dyshime për sulm terrorist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In