• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

4 mln euro ndihmë Shqipërisë për pajisje mjekësore dhe teste të Covid-19, Soreca: Ja kur do vijë kësti i dytë

by Java News
04/04/2020 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian, Qeveria Shqiptare dhe përfaqësuesi OKB, nënshkruan marrëveshjen prej 4 milionë eurosh pjesë e paketës së ndihmës prej 50 milion eurosh dhënë nga BE Shqipërisë për të luftuar CoVid 19. Kreu i delegacionit të BE në Tiranë Luigi Soreca në një intervistë për gazetarin e Top Channelit, Muhamed Veliu, shpjegon se çfarë pajisjesh mjekësore do të blihen me këto 4 milion Euro.

“Ne mundëm që në kohë rekord të nënshkruajmë kontratën me UNOPS, që është shërbimi i Kombeve të Bashkuara që kujdeset për këtë shpërndarje, në prani të ministres që përfaqëson përfituesin e kësaj kontrate. Pra ajo që nënshkruam sot është dhënia e pajisjeve mjekësore të menjëhershme për një vlerë prej 4 milionë Euro për Ministrinë e Shëndetësisë, çka do të thotë për gjithë spitalet dhe për gjithë punonjësit e shëndetësisë që tani do të mund të mbështeten te ky kontribut. Po flasim për respiratorë dhe ventilatorë, ventilatorë mekanikë portativë, filtra për ventilatorë mekanikë por edhe komplete perfuzioni, pompa infuzioni, si dhe ambulanca që ofrojnë shërbime mjekësore plotësisht të pajisura, 5 ambulanca që do të vihen në dispozicion. Do të kemi gjithashtu aparate digjitale portative për rreze X, maska që mbulojnë plotësisht fytyrën, defibrilatorë dhe ajo çka është më e rëndësishme, edhe teste për Covid-19, por edhe koncentrues oksigjeni, shtretër plotësisht të pajisur dhe skanerë CT. Objektivi tani është që këto të shpërndahen sa më shpejt të jetë e mundur. UNOPS do të kërkojë në tregun ndërkombëtar dhe do të mundohet t’i sjellë këto gjatë dy javëve të ardhshme”.

Ambasadori Soreca gjithashtu shpjegon se kur do të mbërrijë pjesa tjetër prej 46 milion euro dhe për çfarë do të përdoret.

“Kësti i dytë i mbështetjes, siç ju e thatë saktë, 46 milionë Euro, do të ndihmojë planin ekonomik që po harton Shqipëria për përfshirje sociale dhe rimëkëmbje ekonomike. Çfarë do të thotë kjo? Që ne do të sigurojmë fonde për planin për asistencë në para në veçanti për shtresat më të cenueshme të shoqërisë, ato që kanë humbur vendin e punës, me qëllim që të dalim nga situata e krizës. Dhe pastaj, një sasi shumë e rëndësishme e kësaj do të shkojë për rimëkëmbjen ekonomike, çka do të thotë ndihmë për bizneset, për sektorin privat që po vuan. Objektivi për të cilin po punojmë pa pushim është që të sigurojmë që këto 46 milionë t’u vihen në dispozicion autoriteteve shqiptare në muajt e ardhshëm. Është e vështirë të thuhet për momentin, por objektivi është që në 4-6 muajt e ardhshëm këto para të disbursohen për nevojat e shqiptarëve”.

Por përse BE shumën prej 4 milion Euro nuk ia lëvroi direkt qeverisë shqiptarë por misionit të OKB në Tiranë për të blerë materialet mjekësore? Ambasadori Soreca dha këtë përgjigje.

“Ju e dini që tani në treg ka një kërkesë shumë të madhe për pajisje ndihmëse lidhur me reagimin ndaj krizës. Ka trysni mbi furnitorët dhe një sfidë në zinxhirin logjistik. Ja pse ne punojmë me OKB-në jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë rajonin, sepse OKB-ja ka qasje në treg në gjithë botën dhe kjo do t’i japë mundësi Shqipërisë t’i marrë pajisjet në kohë dhe me cilësinë e duhur, si dhe me çmim korrekt në një treg shumë të vështirë. Për momentin të gjithë i kërkojnë këto pajisje”.

Next Post
148 të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, cilat janë qytetet më të prekura

Vdes 5-vjeçari në Britani, testi pas vdekjes tregoi se ishte prekur nga koronavirusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In