• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

4 krisma dhe 4 gola në kryeministri

by
07/06/2015 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

4 krisma dhe 4 gola në kryeministri

Nga Flogert Muça

“Qeveria më e mirë është ajo qeveri e cila më së paku qeveris”, besonte dhe shprehej ish-presidenti amerikan Tomas Xheferson.

Mbrëmë, kryeministri i Shqipërisë, Edi  Rama, ftoi gjithkënd të bashkohej në ambjentet e lulishtes së kryeministrisë për të  ndjekur së bashku finalen e Champions League. Një ekran gjigand ishte vendosur aty,  nga mund të shihje ndeshjen në një amosferë të këndshme. Disa tapete ishin vënë në dispozicion të qytetarëve që do vinin për të parë ndeshjen, për tu ulur.

Ora 20:00 dhe  në dyert  kryeministrisë u dendën qindra tifozë, por pa më të voglin dyshim edhe  qejflinj që donin të ndjenin knaqësinë e të “prekurit” të kryeministrisë. Sindroma e mollës së ndaluar.

Pas ndeshjes, mes lotësh gëzimi dhe hidhërimi, tifozët u shpërndanë qetësisisht nga “stadiumi” kryeministror dhe siç thotë populli: “ Aty ku hahet bukë, bëhen dhe thërrime”. Pra, sigurisht tifozët shkaktuan një lloj papastërtie në lulishte, por që j’ua justifikonte emocioni i finales dhe i “hyrjes” në kryeministri.

Unë natyrshëm mbrëmë shkruajta me dhimbje për 21 janarin “Dikur këtu vriteshin njerëz, sot ‪#‎bashkë ndjekin kampionët e futbollit”.  Unë isha viktimë në 21 janar. Mua, neve, na vranë më 21 janar. Por ndaj nostalgjisë time vrastare, disa miq reaguan duke thënë se nuk ishte moment për krahasime. Sigurisht që besova dhe ndjeva atë që shkruaja mbrëmë dhe akoma më shumë e ndjeva sot, kur pashë që Saliu, kishte nxjerrë një fotografi nga moment i “rrëmujës” pas ndeshjes ku disa qylyma ishin akoma aty. Kishte guxuar e kishte folur sërisht, edhe pse qytetarët për herë të parë po “preknin” kryeministrinë, e kjo nuk ishte magjia e Edi Ramës, por detyra e tij dhe e cilitdo që ka hyrë në atë godinë me votën dhe besimin e popullit.

Si një nga ata që isha në shesh atë ditë, vetëm 18 vjeç, student, me miq të mitë që, nga politika nuk merrnim vesh, por nga ekonomia familjare, nga padrejtësia, nga mungesa e vënies dorë në çdo hap që hidhnim, padyshim që kuptonim jo pak, u trishtova kur lexova “guximin” e Saliut. Asokohe e ardhmja jonë nuk ishte e tashmja, por “e ardhmja”.

Nuk e harroj kurrë gardhin e kryeministrisë atë ditë gri, që u kthye në të zezë. Ato hekura ishin kufiri psikologjik për çdo shqiptar i cili e shihte kryeministrinë si kështjellë të paarritshme. Ta mendosh që kryeministria është godinë ku rri një individ  me ekipin e tij që nga populli ka marrë besimin për të qeverisur. Pra, mund ta heqim kur të duam, këdo, ne, populli sovran.

Të ankohesh për mbeturinat dhe parregullsinë e një mëngjesi që e kishte paraprirë një natë feste, është si të kërkosh të kthesh kohën pas që, Gërdeci, 21 janari  e të tjera si këto të mos ndodhnin  kurrë.

Edi Rama nuk bëri asgjë apokaliptike mbrëmë, as nuk u mburr që bëri një aktivitet me popullin aty, në “zyrën” e tij. Edi Rama nuk doli të thoshte që “ Saliu nga kjo godinë ju vrau, unë po ju ftoj brenda”. Edi Rama nuk tha “ Unë jua hoqa gardhin psikologjik dhe po rris demokracinë, ndërkohë që Saliu bënte të kundërtën”. Pra, nuk tha Edi Rama “ ja diferenca midis meje dhe atij”.

Pse duhet të fliste pikërisht ai? Pse flet Saliu për të cilën Edi Rama nuk “mburret”.? Pse flet Sali Berisha ç’do ditë domethënë.?

Sepse mbrëmë ata qindra tifozë që hynë në kryeministri ishin në njëfarë mënyre ata që “rivranë” Saliun përballë Ramës. Natyrisht, lutja e tij që mbrëmë Edi Rama ta shihte ndeshjen vetëm me Pandin, nuk u dëgjua nga zoti më të cilin ai flet shpesh. Fataliteti i Saliut është fakti që dikush qeveris, nuk vret. Është fakti që dikë populli e ka zgjedhur, nuk është vetëzgjedhur.

E thjeshtë. Nuk mundet Sali Berisha të pranojë tjetrin. Saliu nuk do ta shohi traun në syrin e tij dhe tregon qimen te syri i tjetrit, duke harruar që populli i ka hequr “syzet”.

Edi Rama thjeshtë po qeveris, asgjë veç ç’i ka besuar populli. Kjo është më e pakta që mund të bëjë dhe, po e bën pa u mburrur. Kur të mburret, e bën populli “lanet” siç shprehet ai vetë.

Në 21 janar të 2011-ës 4 plumba morën jetë, ndërsa mbrëmë, 4 golat e ndeshjes,  gëzuan dhe trazuan tifozëri, vetëm kaq.

Next Post

Foto/ Rita Ora "djeg" Wembley-n

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

A do të dërgojë SHBA trupa në Iran? Donald Trump thyen heshtjen

March 6, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

March 6, 2026
Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

March 6, 2026
Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In