Numri i bizneseve të reja të regjistruara pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit në 2015-ën llogaritet rreth 39 mijë, ndërsa janë çregjistruar rreth 5 mijë.
Ndër arsyet kryesore të shtimit të numrit të bizneseve të regjistruara pranë QKR-së është aksioni kundër informalitetit i ndërmarrë nga qeveria në fillim të muajit shtator të vitit që lamë pas.
Politika lehtësuese fiskale për tatimpaguesit e vegjël ka bërë që të ketë një fluks në rritje të regjistrimit pranë QKR-së, Sipas të dhënave, nga 1 janari e deri tani janë regjistruar mbi 1600 biznese.
Në paktën e re fiskale që nisi zbatimin nga data 1 janar, biznesi me xhiro deri në 5 milionë lekë nuk paguan tatim të thjeshtuar, ndërsa për tatimpaguesit me xhiro vjetore 5-8 milionë lekë, kjo taksë llogaritet 5 %. Numri më i madh i regjistrimit të biznesve u vërejt në qytetet Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Fier.









