• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

365 mln euro për rindërtimin nga tërmeti/ Ruçi dhe Balla vizitë në Arabinë Saudite: Dy vendet partnerët të besueshme të SHBA

by Java News
18/02/2020 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarin e  Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla nisën sot një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, ku do të takohemi me autoritetet më të larta të parlamentit dhe qeverisë, me ftesë të Kryetarit të Parlamentit të Arabisë Saudite Abdullah Ibn Muhammad Al Ash-Sheikh.

Në një postim në Facebook, Balla deklaron se Shqipëria i është mirënjohëse Mbretit të Arabisë Saudite Salman bin Abudalaziz Al Saud, parlamentit dhe qeverisë saudite për mbështetjen e vazhdueshme dhe solidaritetin vëllazëror pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Në konferencën e donatorëve dje në Bruksel Banka Islamike për Zhvillim, ku Qeveria Saudite është aksioneri kryesor, garantoi 365 milionë euro për projekte në 5 vitet e ardhshme në fushën e infrastrukturës dhe arsimit, kryesisht në zonat e prekura nga tërmeti. Po ashtu 50 milionë euro të tjera nga IBD do të shkojnë për ndihmë në mbështetje të biznesit.

Takimin e parë Ruçi dhe Balla e zhvilluan me Kryetarin e Parlamentit Saudit Abdullah Ibn Muhammad Al Ash-Sheikh. Në fokus të bisedës së takimit ishte procesi i rindërtimit pas tërmetit të 26 Nëntorit, mbështetja dhe solidariteti shumë i madh ndërkombëtar, si dhe u diskutua mbi aspekte të bashkëpunimit dypalësh politik, ekonomik e tregtar si edhe mbi intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar.

Balla Ruci Arabia Saudite

Kryetari i Parlamentit të Arabisë Saudite u shpreh se mbështetja e Arabisë Saudite do të zgjerohet së shpejti edhe në një mbështetje financiare të drejtpërdrejte bilaterale.

Ndërsa Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i shprehu mirënjohjen Kryetarit Al Asheikh për solidaritetin e Arabisë Saudite pas tërmetit të 26 nëntorit dhe nënvizoi se përveç kontributit nëpërmjet Bankës Islamike për Zhvillim, do të mirëpriste edhe një ndihmë të drejtpërdrejtë financiare për mbështetjen e fazës së rindërtimit.

“Bashkëpunimi i shkëlqyer politik midis të dy vendeve duhet të përkthehet në rritjen e bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe të investimeve saudite, të cilat janë të mirëpritura në Shqipëri.”, nënvizoi Kryetari Ruçi.

Ndërsa, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla nga ana e tij nënvizoi se “Shqipërinë dhe Arabinë Saudite i bashkon edhe bashkëpunimi i ngushtë dhe partneriteti strategjik me SHBA në luftën kundër terrorizmit. Të dy vendet  tona janë partnerë të besueshëm të Shteteve të Bashkuara kundër terrorizmit”, deklaroi Balla.

Balla Arabia Saudite

Kryetari i Parlamentit të Arabisë Saudite Abdullah Ibn Muhammad Al Ash-Sheikh, vlerësoi lart bashkëpunimin dhe marrëdhëniet vëllazërorë me Shqipërinë dhe vuri në dukje vullnetin e palës saudite, posaçërisht të Mbretit të Arabisë Saudite, Madhërisë së Tij, Salman bin Abdulaziz Al Saud për zgjerimin dhe forcimin e këtyre marrëdhënieve. Arabia  Saudite do të vazhdojë të kontribuojë për fazën e rindërtimit të banesave të shkatërruara nga tërmeti.

Gjatë takimit u bisedua edhe për aspekte konkrete të bashkëpunimit dypalësh në fushën e turizmit, transportit ajror etj. Së shpejti do të fillojë të funksionojë edhe linja direkte midis të dy vendeve.

Next Post
Avioni mbante 1 ton flori të Venezuelës bën ulje emergjente në ishullin e Karaibeve

Avioni mbante 1 ton flori të Venezuelës bën ulje emergjente në ishullin e Karaibeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In