• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“350 mln euro për Shqipërinë! Bizneset të përgatiten për integrimin”, BE: Të përfitojnë nga plani i rritjes

by Os De
26/11/2025 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian po zgjeron mbështetjen për bizneset në Shqipëri, me fonde të reja që lidhen me Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe tranzicionin e gjelbër. 

Në një intervistë për Top Channel Shefja e Bashkëpunimit pranë Delegacionit të BE, Ritva Heikkinen shpjegon avancimin e projekteve në Shqipëri dhe sesi vendi ynë mund të përfitojë më shumë. 

Inovacion, Mjedis dhe Ekonomi qarkulluese do të jenë edhe fushat e zbatimit. 

“Do të përmendja katër lloje instrumentesh. Së pari, grantet — të cilat i menaxhojmë këtu në Delegacionin e BE-së — përmes programeve si EU4Innovation ose EU4Circular Economy and Livable Cities. Kemi gjithashtu grante në nivel rajonal, që menaxhohen në Bruksel, si edhe grante të ofruara në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF). Përfshihen edhe programet ndërkufitare dhe programet ndër-rajonale. 

Dhe së fundi, kemi instrumentin e ri financiar  Plani i Rritjes dhe Agjenda e Reformave  i cili mbështet reformat strukturore këtu në Shqipëri, që më pas përfitojnë edhe bizneset. Për shembull, përmirësimi i sistemit kadastral dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor, për të siguruar fuqi punëtore të kualifikuar për bizneset”, shprehet Ritva Heikkinen, shefe e bashkëpunimit, delegacioni i BE. 

Vetëm për sektorin e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, fondet që BE janë rritur ndjeshëm kundrejt Shqipërisë dedikuar ekonomisë qarkulluese, menaxhimit të mbetjeve dhe përdorimit efikas të burimeve. 

PYETJE: Cila është vlera e fondeve të dedikuara për mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Shqipëri? 

“Ne aktualisht kemi programe të BE-së që po zbatohen, të menaxhuara nga Delegacioni, me vlerë 113 milionë euro. Në proces miratimi kemi një program operativ për energjinë me vlerë 50 milionë euro. Nëse përfshijmë edhe grantet e WBIF që menaxhohen nga Brukseli, arrijmë në rreth 350 milionë euro fonde për programe që janë në zbatim ose në fazë përgatitore.”, përgjigjet Heikkinen. 

Ndërsa integrimi europian pritet t’u hapë dyert bizneseve për programe të reja, konkurrenca do të kthehet në një faktor kyç sfidues. 

PYETJE: si do të ndikojë integrimi evropian i Shqipërisë në aksesin e bizneseve ndaj fondeve të mëdha për inovacion dhe mjedis? 

“Konkurrenca do të jetë e fortë, pasi kompanitë e BE-së kanë vite eksperiencë në këto programe. Këshilla ime kryesore është të fillojnë të zbatojnë standardet e BE-së, si ISO-t, standardet digjitale, sepse kjo rrit interesin e kompanive të vendeve anëtare për të bashkëpunuar me bizneset në Shqipëri. Po kështu, është shumë e vlefshme krijimi i partneriteteve dhe kontakteve me kompani dhe institucione akademike në BE. 

Është praktikë shumë e mirë që bizneset shqiptare të shikojnë që tani mundësitë që ofrojnë programet e BE-së dhe fondet e garancive. Dhe, së fundi, do të ishte e dobishme që bizneset të kishin një njësi ose ekip që merret me çështjet e integrimit në BE, ose të paktën të konsultonin ekspertë të kësaj fushe për menaxhimin e projekteve”, thotë Heikkinen. 

Shqipëria është tashmë pjesë e një sërë projektesh, Fushata “Redukto, Ripërdor, Riciklo për një Shqipëri më të Gjelbër” po ndihmon vendin tonë të përshpejtojë tranzicionin e saj të gjelbër teksa avancon në negociatat për Kapitullin 27  “Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike”. 

Next Post
SPAK propozon Joni Ketën si drejtues të ri të BKH-së/ Emri i dërgohet zyrtarisht KLP-së

SPAK propozon Joni Ketën si drejtues të ri të BKH-së/ Emri i dërgohet zyrtarisht KLP-së

Comments 1

  1. Anonymous says:
    3 months ago

    Cilat biznese,te pregaditen ato te invesitorve strategjik,atyre ua ka gjetur vendin,mjeshtri i malle idvini,i bene rrush e kumbulla me hajdutet e tije.Ato bizneset,qe ju mendoni te pregaditen,per integrimin ,si gjithmone,ato do mbesin,me gisht ne goje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In