Një 35 vjeçar me probleme mendore është hedhur nga një shtyllë elektrike në fshatin Pendavinj në Maliq.
Ai është dërguar në Spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë Maliq:
Më datë 05.06.2022, rreth orës 08:50, jemi njoftuar se në fshatin Pendavinj, Maliq, është hedhur nga një shtyllë elektike shtetasi N. Ç., 35 vjeç, banues në këtë fshat, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga të dhënat e para rezulton se ky shtetas, vuan nga sëmundje të shëndetit mendor
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/e.d