• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

35 pasuri të regjistruara në emrin e vet/ Jamarbër Malltezi, ‘ambjentalisti’ i papunë që vjehrri e bëri miliarder

by Java News
06/02/2023 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa Sali Berisha ka thirrur në 11 shkurt një protestë kundër korrupsionit të pretenduar, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, ‘noton’ në luks dhe në pasuri me vlerë miliona euro, të fituara në mënyrë të dyshimtë, sidomos gjatë qeverisjes Berisha 2005-2013, ku spikat afera me tjetërsimin e ish Klubit Partizani, sot në hetim nga SPAK-u për pastrim parash. Përfituesi kryesor i aferës së tjetërsimit të pasurisë publike nga pushteti i Berishës ishte pikërisht dhëndri i tij, i cili nga trashëgimtar i pretenduar i 140 m2 tokë, ngriti 19 kulla, në të cilat ka 35-50 %. Shqiptarja.com sjell sot të dhëna rreth 35 pasurive të Jamarbër Malltezit, ku është pronar i vetëm dhe bashkëpronar. Këtu nuk llogariten pasuritë që mund të ketë shitur.

Mes pasurive në emër të Jamarbër Malltezit rezultojnë 9 apartamente me sipërfaqe rreth 2 500 m2 në Tiranë, një nga të cilët në bashkëpronësi me Argita Malltezin (Berisha), me sipërfaqe 128 m2. Jamarbër Malltezi është pronar edhe i 6 njësive ndërtimore në Tiranë me sipërfaqe rreth 1.2 mijë m2. Këto pasuri ndodhen tek ish Klubi Partizani si dhe tek rruga ‘Mustafa Matohiti’ në Tiranë, një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, aty ku ndodhet edhe shtëpia e Sali Berishës, zonë e cila quhet ndryshe edhe si ‘Rruga e Salës’.

Pasuritë e tjera janë bodrume, garazhe, troje dhe tokë arë. Të gjitha pasuritë rezultojnë të regjistruara nga viti 2012 deri në vitin 2022, me përjashtim të dy sipërfaqe toke arë 2270 m2 dhe 3 000 m2, në Priskë të Madhe, të cilat figurojnë të regjistruara që në tetor të vitit 2004.

Pas ardhjes nga Kosova në Tiranë në shtator të vitit 2005, Argita Berisha ka deklaruar se bashkë me bashkëshortin e saj, Jamarbër Malltezin, kishte në bankë 39.500 dollarë si dhe dy mijë euro gjendje, për të shlyerjen e një kredi. Paratë e tjera të kursyera nga pagat që kishin marrë në UNMIK në Kosovë, i kishin investuar në pasuri të paluajtshme. Vijon të mbetet mister burimi i parave të Jamarbër Malltezin që i ka investuar në ndërtim tek ish Klubi Partizani, të cilin e futi në dorë falë pushtetit të vjehrrit.

Pasuritë e Jamarbër Malltezit

Apartament 375 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020

Apartament 372 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020

Apartament 346 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020

Apartament 373 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020

Apartament 356 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020

Njësi ndërtimore 167 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020

Njësi ndërtimore 305 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020

Njësi ndërtimore 214 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020

Njësi ndërtimore 376 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020

Njësi ndërtimore 113 m2 në Tiranë, vlera 160 mijë euro, 29 qershor 2022

Njësi 107 m2, tek ish Klubi Partizani, 2 pill 2013

Apartament 201 m2 në Tiranë, vlera 225 745 euro, 12 shtator 2014.

Tokë arë 13 000 m2, Alltare Tiranë, 7 800 000 lekë, 3 shtator 2014.

Apartament 112 m2 në Tiranë, 150 mijë euro, 9 korrik 2013.

Apartament 208 m2 në Tiranë, 93 mijë euro, 29 qershor 2012

Garazh 16 m2 në Tiranë, 6 mijë euro, 29 qershor 2012

Truall 206.5 m2 dhe ndërtesë 206.5 m2 në Tiranë, pjesa 1/4, 30 maj 2022

Truall 3294 m2 dhe ndërtesë 1467 m2, tek ish Klubi Partizani, pjesa takuese 480/12000, fituar pronësia në 12 korrik 2021, regjistruar në 3 nëntor 2022.

Truall 2330.3 m2 në Tiranë, pjesa takuese 186/684, regjistruar në shkurt 2019

Apartament 128.3 m2 në Tiranë, në bashkëpronësi me Argitën, regjistruar në 5 qershor 2015

Bodrum 28 m2 në Tiranë, vlera 3 665 200 lekë, në bashkëpronësi me Argita Malltezin, regjistruar në 26 nëntor 2015.

Truall 187 m2 në Tiranë, në bashkëpronësi me Argitën, 4 gusht 2021

Bodrum 18 m2 në Tiranë, 17 mijë euro, në bashkëpronësi me Argitën, regjistruar në 18 maj 2015

Tokë arë 2270 m2 në Priskë të Madhe, vlera fillestare 3 950 000 lekë, në bashkëpronësi me Argita Malltezin, regjistruar në 20 tetor 2004

Tokë arë 3 000 m2 në Priskë të Madhe, në bashkëpronësi me Argita Malltezin, regjistruar në 20 tetor 2004

Truall 1341 m2 dhe ndërtesë 565 m2, tek Rruga e Dibrës në Tiranë, pjesa takuese 189000/2100000

Truall 680 m2, Bashkia Cërrik, në bashkëpronësi, regjistruar në 3 korrik 2007

Truall 685 m2, Bashkia Berat, në bashkëpronësi

Truall 670 m2 në Tiranë, pjesa 186/684, 23 shtator 2021

Truall 442 m2 në Tiranë, pjesa 12/36, 23 shtator 2021

Truall 908 m2 në Tiranë, pjesa 186/684, 23 shtator 2021

Truall 33 m2 në Tiranë, pjesa 9/40, 30 maj 2022

Truall 7.5 m2 dhe ndërtesë 7.5 m2 në Tiranë, pjesa 1/4, 30 maj 2022

Truall 660 m2 në Tiranë, pjesa 7935/33600, regjistruar 9 mars 2022

Truall 90 m2 në Tiranë, pjesë 1/192, regjistruar 7 korrik 2013/Adriatik Doçi-shqiptarja.com/m.j

Next Post
Berisha bën apel: Të mërkurën në orën 10:00 rrethoni Kuvendin për t’i kërkuar llogari Ramës. T’ia bëjmë tsunam…!

Berisha bën apel: Të mërkurën në orën 10:00 rrethoni Kuvendin për t'i kërkuar llogari Ramës. T'ia bëjmë tsunam...!

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Shikojeni o mjerane poull kushe eshte monstra e vicidolit,me pa turpesine me madhe ai ka goje e flet per FBI e istitucionet tjera te SHBA.monstra thote me kontrodhuan mu dhe femijte e mi e sme gjeten asnji abuzim ne vjedhjen e plackitjen e popullit.Vetem me kto pasuri qe ka te rregjistruara dhendrri i monstres,te cila jane dhene ne gazeta qe munde te lexohen nga te gjithe.Kto per monstren nuke jane fakte,sipas monstres kto pasuri i ka prure ne Tirane nga vicidoli.Pore gjithsesi monstra eshte kriminel i eger ka marre huqet e komandantit te tije dulles e ramiz kriminelit.Te gjitha kto monstra i bene se nuke ka funksionuar,e nuke funksionon drejtesia,e organet tjera ligje zbatuese.Mbesim me shpresen te Zoti e te miqte tane te shtrejte SHBA qe do na ndihmojne,per te larguar 4 kater antishqiptaret e bandat e tyre.Qe jane monstra e vicidolit,ai i cepanit,edvin k/hajduti,me kta edhe hajdtuti fatos nano.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet urdhri sekret i Ramiz Alisë për stërvitjen e UÇK në Tiranë!

Zbulohet urdhri sekret i Ramiz Alisë për stërvitjen e UÇK në Tiranë!

December 26, 2025
I akuzuar për vrasje, trajtime mizore të shqiptarëve e bastisje, Sllagjan Trajkoviç dënohet me dhjetë vjet burg..

I akuzuar për vrasje, trajtime mizore të shqiptarëve e bastisje, Sllagjan Trajkoviç dënohet me dhjetë vjet burg..

December 26, 2025
Ju vidhni

Ju vidhni

December 26, 2025
Publikohen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, ja si e ‘reklamonin mallin’: E pi dhe vetë për qejf! Po ai të bllokon hundën, kjo është më e hajrit

Publikohen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, ja si e ‘reklamonin mallin’: E pi dhe vetë për qejf! Po ai të bllokon hundën, kjo është më e hajrit

December 26, 2025
Tronditëse, u sulmua me thikë nga i dashuri/ Ndërron jetë në moshën 25-vjeçare aktorja e “The Lion King”

Tronditëse, u sulmua me thikë nga i dashuri/ Ndërron jetë në moshën 25-vjeçare aktorja e “The Lion King”

December 26, 2025
“Vija e kuqe” e foltoreve blu/ Pas akuzave për Salianjin, Berisha del në foltore me Arjan Ndojën

“Vija e kuqe” e foltoreve blu/ Pas akuzave për Salianjin, Berisha del në foltore me Arjan Ndojën

December 26, 2025
Bisedimet mbi planin e paqes, konfirmohet takimi Trump-Zelensky në SHBA! Ja kur do të mbahet

Bisedimet mbi planin e paqes, konfirmohet takimi Trump-Zelensky në SHBA! Ja kur do të mbahet

December 26, 2025
Gjykata lë në burg 21 persona, u arrestuan si pjesë e grupit që shpërndante kokainë në Tiranë! Lirohet vetëm njëri

Gjykata lë në burg 21 persona, u arrestuan si pjesë e grupit që shpërndante kokainë në Tiranë! Lirohet vetëm njëri

December 26, 2025
EMRI/ E rëndë në Kavajë, plagoset me thikë pronari i një marketi. Dyshohet se autori..

Plagosi pronarin e marketit, arrestohet 42-vjeçari në Kavajë/ I sekuestrohet një thikë e një sëpatë

December 26, 2025
Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, këmbehet nën 97 lekë

Euro “prek” minimum historik përgjatë festave të fundvitit

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com