• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

34 deputetët që nuk mbajtën asnjë fjalim në Parlament, ja lista e ligjvënësve “memecë”

by A R
25/08/2016 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) dhe database www.politike.alvijojnë të publikojnë statistika mbi aktivitetin parlamentar janar – korrik 2016. Sot prezantohen të dhënat mbi deputetët që nuk kanë marrë pjesë në debatin e seancave plenare përgjatë 7 muajve. Referuar të dhënave zyrtare nga Kuvendi i Shqipërisë rreth 35 deputetë (1 prej tyre me mandat edhe ministror) nuk folën në asnjë nga 27 seancat parlamentare të periudhës janar – korrik 2016. Referuar të dhënave sipas partive politike, nga PS rezultojnë folës 47 deputetë, jo folës 19 deputetë. Nga PD rezultojnë folës 38 deputetë, jo folës 7 deputetë. Nga LSI figurojnë folës 13 deputetë dhe jo folës 7 deputetë. Shifra në raporte 1:2 gjenden edhe tek partitë e vogla parlamentare.

Nga deputetët që nuk folën në asnjë seancë, bien në sy dy kategori: një grup politikanësh me karrierë të gjatë parlamentare dhe politike majtas e djathtas, si dhe një grup biznesmenësh lokalë, prurje të reja në zgjedhjet 2013 nga listat shumëemërore të partive. Në kategorinë e parë evidentohen emra si B.Fino apo N.Dokle (PS), A.Imami apo G.Bogdani (PD), M.Kryemadhi apo V.Tavo (LSI), etj. Në pjesën tjetër të listës bien në dy emra të njohur për publikun, si biznesmenët Abazi, Kosta, Doshi, Cara e Ylli (PS), Selami, Çela apo Shehu (LSI), Tahiri, Kruja apo Bzheta (PD), Rakipi (PDIU) apo Duka (PAA), etj.

Një pjesë e tyre e vogël kanë pasur aktivitet në komisionet përkatëse parlamentare, por pjesa më e madhe nuk figurojnë aktiv as në këto komisione, pra nuk figurojnë aktiv në dy komponentët kryesorë të jetës parlamentare, – në komisione dhe në seancat plenare. Gjithsesi ata figurojnë votues të rregullt sipas linjës politike dhe disa prej tyre kanë bërë headline në media me kritika apo qëndrime politike adresuar partive të tyre ose skandaleve / ngjarjeve të ndryshme.

Ajo që e bën më interesante këtë listë është fakti se rreth 50% e tyre e kanë siguruar mandatin parlamentar në formë preferenciale për shkak të njohjes, raporteve apo besimit personal të liderit politik në partitë e tyre. Kjo do të thotë, se kjo pjesë e listës, rreth 15-17 deputetë, presin të konfirmohen në listat proporcionale të partive respektove edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kryesisht për shkak të raporteve personale me liderit ose për shkak të kontributeve financiare në fushatat elektorale. Shumica e tyre kanë mandate të dyta parlamentare, pra kanë përvojën dhe fakti që nuk i kushtojnë rëndësi fjalimeve, do të thotë, njohin rrugët efektive të karrierës, pavarësisht kontributit dhe përgjegjësive publike.

Lista e deputetëve “memecë” në parlament nuk ka ndonjë vlerë juridike dhe as nuk simbolizon gjithçka që lidhet me aktivitetin parlamentar të një deputeti. Ndodh që deputetë shumë aktiv në parlament të mos japin realisht kontribute publike, siç ndodh që deputetë shumë pasiv në parlament, të jenë figura të respektuara në komunitetet e zonat e tyre zgjedhore, pra të mos cenohen nga statistikat parlamentare. Me siguri, për disa emra ky shpjegim vlen edhe në këtë rast.

Gjithsesi, lista e nxjerr një pah një problem të madh me përfaqësimin politik dhe parlamentar, – pjesa më aktive në parlament janë pjesa më militante e parlamentit, pjesa më pak aktive janë biznesmenët, financuesit e fushatave elektorale, pra indirekt, financuesit e pjesës militante me më shumë fjalime në parlament. Në dy rastet mungon koncepti i të bërit politikë, si risi për shoqërinë dhe qytetarët, si cilësi në përfaqësim dhe në ide, si përgjegjësi ndaj zgjedhësve dhe shansit personal historik./a.m.

memece-1

memece

Next Post
FOTO-GALERI/ Skenat e nxehta të VIP-ave në plazhe…

FOTO-GALERI/ Skenat e nxehta të VIP-ave në plazhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In