• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

330 të dënuar në burgun e Rrogozhinës letër për amnistinë: Të varfrit po mbahen peng. Personat që dënohen nga GJKKO…!

by Java News
07/03/2024 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me një letër të hapur drejtuar institucioneve, 330 të dënuar që po vuajnë heqjen e lirisë në Rrogozhinë i kujtojnë ligjvënësit se ka harruar të varfrit në burgje dhe si krahasim sjellin burgun e sigurisë së ulët ku ata mbahen.

Duke u vetëquajtur si të dënuar për herë të dytë, paasi projektligji i amnistisë po i mban peng për shkak të atyre të dënuarve që janë shpallur fajtorë nga gjykata e posaçme, të burgosurit e Rrogozhinës pretendojnë se kjo kategori është e privilegjuar dhe as që mbyllen në të njëjtat qeli me ta.

“Personat që dënohen nga GJKKO nuk arrijnë fare të vijnë në institucionet ku mbahemi ne sepse për këta persona gjykata jep dënime alternative”, akuzojnë të burgosurit e Rrogozhinës.

Ata shkruajnë më tej se edhe një person i dënuar nga gjykata e Posaçme, që mbahet në Rrogozhinë i përfundon dënimi në prill 2024.

Megjithatë të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve tregojnë se në këtë burg kryesojnë të burgosurit për vjedhje, plagosje por edhe për kultivim hashashi.

Ne që jemi popull i thjeshtë shkruajnë të burgosurit e Rrogozhinës nuk përfitojmë dënime alternative.
Ka katër vjet që amnistia nuk po zbatohet dhe kjo është letra e tretë, pas Durrësit dhe Peqinit.

“Ne të burgosurit e Burgut të Rrogozhinës po ju drejtohemi me këtë letër të hapur, lidhur me ngërçin e krijuar për amnistinë penale. Kemi 330 persona të dënuar nga gjykatat me vendim të formës së prerë dhe vuajnë dënimin në këtë institucion dhe vetëm një person rezulton i dënuar në këtë institucion i dënuar nga GJKKO për korrupsion, edhe ky largohet më datë 4 prill 2024. Personat të cilët dënohen nga GJKKO.

Personat që dënohen nga GJKKO nuk arrijnë dot të vijnë nëpër institucionet e vuajtjes së dënimit, sepse për këta persona gjykata jep masa të dënimit alternativ. Ftojmë dhe ju bëjmë thirrje të investigoni, sepse nga ky burg në dy vitet e fundit janë liruar nga gjykata vetëm dy persona dhe këta për korrupsion, një mjek dhe një polic, ndërsa ne pjesa vulnerabël (Popull i thjeshtë) që jemi në pjesën 99%,ndihemi të diskriminuar nga gjykatat, sepse në dy vitet e fundit, asnjë i dënuar nuk ka përfituar nga dënimet alternative.

Arsyeja e kësaj letre të hapur është ngërçi i Amnistisë Penale, e cila na është premtuar prej 2 vitesh nga të gjitha forcat, ne dhe familjeve tona, dhe mendojmë që po na mohohet padrejtësisht për interesa politike. Ju lutemi të uleni dhe të gjeni gjuhën e përbashkët dhe ta votoni këtë akt humanizmi i cili mungon prej 4 vitesh”, shkruhet në letrën e të dënuarve të burgut të Rrogozhinës.

Next Post
Kulluri: Zgjedhjet e 2025 nuk i fitojmë as nëse bashkohemi me Rithemelimin! Kemi kohë deri në qershor për negociata, në shtator nisim fushatën

Kulluri: Zgjedhjet e 2025 nuk i fitojmë as nëse bashkohemi me Rithemelimin! Kemi kohë deri në qershor për negociata, në shtator nisim fushatën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ligji për portet strategjike forcon modelin pa garë”/ Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

“Ligji për portet strategjike forcon modelin pa garë”/ Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

February 22, 2026
Juglindja e paralizuar, Prokuroria e Elbasanit nisi hetimet/ ARRSH: Ura te “Arrat e Gurrës” do të demontohet!

Juglindja e paralizuar, Prokuroria e Elbasanit nisi hetimet/ ARRSH: Ura te “Arrat e Gurrës” do të demontohet!

February 22, 2026
Përmendet mbi 1 mijë herë! Kush është personi që tentoi t’i pastronte imazhin Epstein

Përmendet mbi 1 mijë herë! Kush është personi që tentoi t’i pastronte imazhin Epstein

February 22, 2026
“Jam djali i mbretëreshës, nuk mund të ma bëni këtë”/ Reagimi i ashpër i ish-Princit Andrew kur u dëbua nga rezidenca mbretërore

“Jam djali i mbretëreshës, nuk mund të ma bëni këtë”/ Reagimi i ashpër i ish-Princit Andrew kur u dëbua nga rezidenca mbretërore

February 22, 2026
Deri 80% e banorëve të rritur të Shqipërisë as agjërojnë dhe as mbajnë kreshmë

Deri 80% e banorëve të rritur të Shqipërisë as agjërojnë dhe as mbajnë kreshmë

February 22, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 23 shkurt 2026

February 22, 2026
“Më ofendoi prandaj e qëllova”/ Dëshmon i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçarit në Kavajë: Më parkoi makinën para shtëpisë

“Më ofendoi prandaj e qëllova”/ Dëshmon i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçarit në Kavajë: Më parkoi makinën para shtëpisë

February 22, 2026
Armët e paligjshme kërcënim për qytetarët/ Vetëm në dy muaj të 2026, sekuestrohen 83 armë zjarri

Armët e paligjshme kërcënim për qytetarët/ Vetëm në dy muaj të 2026, sekuestrohen 83 armë zjarri

February 22, 2026
Lidh fshatin Kuç me Qeparoin, çahet rruga e lumit të Vlorës, dyshohet të jetë shkaktuar nga…

Lidh fshatin Kuç me Qeparoin, çahet rruga e lumit të Vlorës, dyshohet të jetë shkaktuar nga…

February 22, 2026
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In