Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Aung San Suu Kyi, u dënua me 33 vite burgim dhe është akuzuar për korrupsion, posedim të paligjshëm të pajisjeve të komunikimit dhe shpërfillje të kufizimeve kundër Covid-19. Procesi gjyqësor zgjati 18 muaj dhe përfundoi me një vendim përfundimtar ditën e sotme. Suu Kyi, 77 vjeçe u dënua për pesë akuza për korrupsion në lidhje me punësime, mirëmbajtjen dhe blerjen e një helikopteri për një ministër të qeverisë.
Grupet e të drejtave të njeriut e kanë konsideruar mashtrim dhe sipas tyre e gjitha kjo është një skenë e qeverisë. Të gjithë gazetarët janë ndaluar të marrin pjesë në procesin gjyqësor dhe gjithashtu edhe avokatët e saj jaë ndaluar të japin sqarime për mediat.
Gjithashtu edhe Ish-presidenti i Mianmarit, Ëin Myint, u akuzua bashkë me Suu Kyi në gjyqin e fundit, me të njëjtat akuza të ngritura dhe si përfundim mori të njëjtin dënim.
/s.f