Sot 32 vite më parë u themelua Partia Demokratike e Shqipërisë. Demokratët sot e kanë harruar debatin se partia u themelua në 11 apo 12 dhjetor, pasi shtëpia e tyre është bërë familje me dy kurorë. Grupi i Enkelejd Alibeaj fton takim festiv paradite, ndërsa rithemelimi i Sali Berishë pasdite.
Dhe duket se ndarja e madhe e PD ishte pikërisht 12 dhjetori i 2021 me thirrjen e dy kuvendeve, teksa Sali Berisha u përjashtua nga PD nga ish kryetari Lulzim Basha, si person non grata nga SHBA. Prej këtij momenti demokratët kanë parë me sy atë që kurrë nuk e imagjinuan në 1990, një betejë të përgjakshme mes tyre si ajo e 8 janarit 2022.
Një betejë me dyer të blinduara, me gurë, hynj, varre, tym e gaz lotsjellës mes atyre brenda bedenave të selisë blu dhe atyre që erdhën për ta pushtuar nga jashtë me pretendimin se do ta rithemelonin demokracinë.
/s.f