• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

32 milionë euro në valle dhe 160 shtete, Superkupa tejkalon pritshmëritë! Arabia pret “ajkën” e Italisë

by A R
02/01/2025 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inter dhe Atalanta, dy skuadrat më në formë të Seria A, që këtë sezon duket se do të luftojnë për titullin kampion, sonte duke nisur nga ora 20:00 do të përballen për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, që zhvillohet në Riyadh të Arabisë Saudite.

Ky është viti i dytë që Superkupa e Italisë zhvillohet me sistemin e dy gjysmëfinaleve dhe një finaleje, ndërsa gjithashtu për herë të dytë mbahet në Arabinë Saudite.

Turneu i Superkupës do të ketë standardet e prodhimit televiziv të ndeshjeve të mëdha të Serisë A dhe do të ndiqet në mbi 160 shtete. Me “EA Sports” si sponsor kryesor, grafika televizive do të jetë ajo e videolojës popullore të futbollit.

SKUALIFIKIMET – Lojtarët që janë përjashtuar me karton të kuq ose kanë plotësuar numrin e të verdhëve në turin e fundit të kampi onatit nuk do të vuajnë pezullimin në Superkupë, por në kampionat kur ai sapo të rinisë për ekipet përkatëse. Kjo ka qenë një zgjedhje e Federatës Italianë dhe Ligës së Serisë A për të eksportuar “versionin” më të mirë të topkëmbës italiane. Në dy gjysmëfinalet, nëse një lojtar në rrezik skualifkimit për në Serinë A merr një karton të verdhë, ai do të luajë përsëri në finalen eventuale dhe do të humbasë ndeshjen e ardhshme të kampionatit.

E vetmja mënyrë për të qenë spektator në finalen e 6 janarit është kartoni i kuq në gjysmëfinale. Ndeshjet do të luhen me një top special të punuar nga kompania e njohur “Puma”. Interi dhe Juventusi do të luajnë si ekipe pritëse ndeshjet e tyre pasi janë kampione në fuqi të Serisë A dhe Kupës së Italisë, pra secili nga këto klube do të përdorë atë që zyrtarisht njihet si fanella e parë.

YJET DHE EVENTE– Delegacioni i Ligës së Serisë A është nisur drejt Riadit të shtunën që lamë pas. Ai përbëhet nga rreth 60 persona dhe ka pasur edhe trofeun me vete, në një bagazh të punuar nga një markë italiane e modës së lartë. Shtatë ditë me evente janë tashmë të planifikuara dhe është e garantuar prania e legjendave dhe ambasadorëve të futbollit italian si Kanavaro, Ferrara, Pirlo, Toni, Del Piero, Vieri, Zambrota, Kapello dhe Di Biaxho.

PREMIOT DHE ARBITRAT – Në çdo ndeshje të turneut të Superkupës nëse rezultati do të jetë në barazim në fund të 90 minutave të rregullta nuk do të ketë dy kohët tradicionale shtesë. Për pasojë fituesit do të vendoset menjëherë me goditjet nga pika e bardhë. Duke qenë se të shtunën, dje dhe sot ka ndeshje të planifikuara për një tur të Serisë A, tri gjashtëshe arbitrash janë zgjedhur për të gjykuar ndeshjet e Superkupës.

Ato do të nisen “të ndara” drejt Riadit. Sa për premiot, ato kapin vlerën e 4 milionë eurove për secilën pjesëmarrëse. Më pas 8 milionë shkojnë për fituesin, 5 milionë për finalistin tjetër dhe nga 1,6 milionë për gjysmëfinalistët e mundura.

Next Post
Masakra në Mal të Zi, qeveria po konsideron ndalimin e plotë të armëve

Masakra në Mal të Zi, qeveria po konsideron ndalimin e plotë të armëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In