• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

31 të vdekur, pa llogaritur opozitën

by Mero Baze
10/05/2020 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nëse  i hedh një sy debatit të ditëve të para të izolimit, pastaj të kulmit të pandemisë, dhe fundit të saj, do të shikojmë se kurba e debatit politik në Shqipëri shkon në të kundërt me pasojat e kurbës së pandemisë.

Kur qeveria izoloi urgjent vendin në javën e dytë të marsit, akuzat e opozitës ishin pse qeveria nuk e izoloi vendin qysh në janar.

Ky ishte debati që dominoi javën e parë të izolimit, duke e bërë fakt të kryer, se tani viorusi ka bërë kërdinë, dhe se qeveri varrosi shqiptarët.

Kur u arrit kulmi I pandemisë diku nga java e parë e Prillit, dhe vendi ishte në izolim total, filloi debati I dytë pse nuk I hap kufijtë, se kanë mbetur shqiptarët nëpër pika doganore dhe në shumë shtete të Evropës.

Debati ishte krejt I kundërt me kurbën e pandemisë.

Qeveria u muar me karantimin e njerëzve që kishin mbritur në pika doganore dhe pastaj pak nga pak me kthimin në atdhe me kushte karantimi të qytetarëve të mbetur rrugëve.

Pastaj nisi kuja e Sali Berishës që në vend kanë vdekur mijëra njerëz, po qeveria I mban fshehur viktimat. U krijua ideja, që Edi Rama, kishte bërë pakt me familjarët që u vdisnin nejrëzit që ata të mos tregonin që u kanë vdekur njerëzit dhe ti varrosnin fshehurazi nga Sali Berisha.

Tani në fazën e fundit, kur shumica e Shqipërisë është zona e gjelbër, dhe vendi po shkon drejt hapjes, debati I provokuar nga opozita është se e gjitha kjo ishte një gënjeshtër, virus nuk ka pasur, qeveria  e ka përdorur izolimin për të shkelur liritë njerëzore, etj.

Për ti dhënë zë këtij debati, një çetë e vogël konspiracionistësh, mes të cilëve dy emigrant nga Kanadaja dhe tre të tjerë që besojnë se këtë gjë e ka shpikur Sorosi, dolën në Sheshin “Skënderbej” për të mposhtur diktaturën.

Pra në tre momentet më të rëndësishme të pandemisë, debatet që ka provokuar opozita janë tërësisht të kundërta me problemin e asaj kohe. Donin virus kur nuk kishte, donin hapje kur kishte izolim dhe tani që qeveria ja doli ta mbyll me një bilanc nga më të mirët e mundshëm betejën, kanë gjetur shpëtim tek teoritë konspirative.

Duke qenë se epidemia është një ngjarje e fort, e shkaktuar nga forca madhore dhe jo nga qeveria, ajo ishte një rast I mirë që opozita të bëhej e besueshme së paku për një çështje që ka të bëj me sigurinë e qytetarëve.

Ky është rast unik ndoshta në botë, kur në ekspozimin më të madh të vemendjes së publikut, në kushtet kur të gjithë llogarisin mbijetesën dhe rrugën se si të shpëtojnë nga vdekja, opozita shfaqet pa asnjë arsye krejt e pabesueshme.

Nuk e kuptoj, se çdo ta gjente opozitën, të ishte së paku njerëzorë dhe e besueshëm në këtë histori.

Se tani unë nuk di kë qëndrim të opozitës të quaj të drjet nga gjithë çfarë kanë thënë.

Po të besoj Berishën që thotë se ka mijëra të vdekur që mbahen sekret, nuk di çtë bëj me këto brokullat e ditëve të fundit, që thotë opozita, që nuk ka pasur fare virus.

Po të besoj Tritanin që thotë se duhet të ishim mbyllur në Janar, nuk do çtë bëj me Tritanin që thoshte të hapeshim në prill.

Nëse duhet të besoj Bashën që thotë se qeveria duhet tu jap miliarda lekë qytetarëve dhe bizneseve që nuk punuan këto dy muaj, nuk doi çtë bëj me Bashën dhe mbështetësit e tij, që sulmojnë çdo tender dhe nisëm të qeverisë për pagesa. A thua qeveria duhet ti hedh lekët me avion nga qielli e ti presin njrrëzit në rrugë.

Dhe e gjithë kjo vjen nga fakti se nëse qytetarët e kanë përjetuar epideminë si fatkeqësi, që duhet ta shmangnin e ti mbijetonin, opozita është përpjekur ta shikojë si shans që ti hap rrugën drejt pushtetit.

Dhe të vetmen gjë që ua ka ngul në mendje shqiptarëve, është se u ka thënë gjithmonë të kundërtën e asaj që duhet të bënin. Mendo ti kishe në pushtet.

Next Post
Nga parukeritë, klinikat dentare e berberët/ Zbardhen protokollet e sigurisë se si do veprojnë bizneset që do hapen

Nga parukeritë, klinikat dentare e berberët/ Zbardhen protokollet e sigurisë se si do veprojnë bizneset që do hapen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In