• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

31 bashki me Plan të ri Vendor, mbeten edhe 30 bashki pa financim

by A R
16/06/2016 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak javë pas ftesës së Ministres së Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni për donatorët ndërkombëtarë mbërrin përgjigja e parë, për financimin e hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor, për një prej 30 bashkive ku ende nuk nisur puna për këtë plan.

Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal (dldp) financuar nga Qeveria Zvicerane i është përgjigjur interesimit për asistencë financiare dhe teknike për bashkinë  e Malësisë së Madhe, në hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor.  DLDP ushtron aktivitetin  në Veri të Shqipërisë që prej vitit 2006, në mënyrë të veçantë në fushën e planifikimit dhe menaxhimit financiar në nivel vendor, rajonal dhe kombëtar.

Pas punës së nisur në muajin Janar të këtij viti nga Ministria e Zhvillimit Urban  dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të territorit për hartimin e planeve vendore, nisma e DLDP çel fazën e dytë të procesit të hartimit të PPV. Nga 31 bashki që nisën punën në fillim të këtij viti, 26 prej tyre do të mbështeten financiarisht nga Qeveria për planet me një fond prej 560 mln lekësh, ndërsa 5 bashki të tjera kanë marrë tashmë asistencë teknike dhe financiare nga USAID. Në fazën e dytë, tipologjia e bashkive që do të mbështeten do të jetë e ndryshme. Sikundër Malësia e Madhe, edhe 29 bashkitë e tjera ku ende nuk ka nisur puna kanë dendësi më të vogël popullsie dhe natyra e këtyre zonave është kryesisht rurale, relativisht të ruajtura nga presionet e pakontrolluara të zhvillimit.

Objektivi i mbështetjes nga DLDP do të jetë pikërisht krijimi i një modeli të PPV në mbështetje të tipologjive të NJQV me probleme në mobilizimin e potencialit për zhvillim duke mundësuar skenarë për një zhvillimin social-ekonomik të balancuar.  Veç kësaj ndihma zvicerane do të fokusohet në ngritjen e kapaciteteve të këtyre 29 bashkive për t’i përgatitur ato për fillimin e nismave, përmes një trajnimi afatgjatë të prezantuar nga Ministria. Gjermeni në bashkëpunim me Shkollën e Administratës Publike (ASPA) vetëm disa muaj më pare. Për të konsoliduar qasjen metodologjike ndaj bashkive të reja të kësaj tipologjia, qeveria zvicerane përmes dldp dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe pushtetin vendor parashikon zgjerimin  e kësaj asistence në muajt në vijim.  Mbështetja pritet të jetë më e gjerë në muajt e ardhshëm, sa i takon asistencës ndaj bashkive ku do të punohet për PPV.

Në 13 Janar 2016 u firmosën kontratat mes studiove shqiptare dhe ndërkombëtare, të cilat dolën fituese në konkursin e projektimit të zhvilluar dy muajt e fundit të vitit 2015, me 26 njësitë vendore.  Kontratat i hapën rrugën fillimit të punës për hartimin e 26 planeve vendore, proces, i cili ndodh për herë të parë në historinë e zhvillimit të territorit në vendin tonë.  Në këto 26 bashki janë zhvilluar e vijojnë të zhvillohen dëgjesa publike me qytetarë dhe ekspertë për projektet e paraqitura nga studiot respektive.

Nga ana tjetër, USAID ofroi bashkëpunimin me 5 bashki të tjera për hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore, duke çuar në 31 numrin e njësive vendore, të cilat do të kenë planet e tyre të hartuara brenda vitit 2016. Në muajin Prill, Ministria e Zhvillimit Urban organizoi një tryezë me donatorët me qëllim mundësinë e identifikimit të financimit edhe për 30 bashki të tjera, ku ende nuk ka nisur puna për hartimin e këtyre planeve.

26 BASHKITË E MBËSHTETURA NGA QEVERIA SHQIPTARE PËR PPV

Lezhë, Kurbin, Krujë, Kukës, Dibër, Durrës, Vorë, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Ura Vajgurore, Poliçan, Skrapar, Gjirokastër, Vlorë, Himarë, Sarandë, Konispol, Librazhd, Përrenjas, Cërrik, Pogradec, Korçë, Tiranë dhe Shkodër.

5 BASHKITË E MBËSHTETURA NGA USAID PËR PPV

Lushnjë, Elbasan, Berat, Kuçovë dhe Fier.

30 BASHKITË QË NUK KANË ENDE PLAN VENDOR

Malësi e Madhe, Tropojë, Has, Fushë Arrës, Pukë, Vau Dejës, Mirditë, Bulqizë, Klos, Mat, Kamëz, Belsh, Peqin, Patos, Pustes, Gramsh, Maliq, Roskovec, Selenicë, Përmet, Këlcyrë, Devoll, Kolonjë, Mallkastër, Memaliaj, Libohovë, Dropull, Tepelenë, Delvinë, Finiq./a.m.

Next Post

Pasi meshkujt të lexojnë këtë, do të kenë kujdes nga të brendshmet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In