“Na jep 300 mijë lekë ose do të publikojmë fotot dhe videot e tua intime në Facebook”, -kjo ishte kërkesa e dy të rinjve nga Berati që i bënin një vajze nga ky qytet.
Shtetasit Marjus Doko dhe Pandaleimon Zhonga u arrestuan nga Policia e Beratit pas denoncimit të bërë nga vajza e rënë pre e shantazheve.
Këta persona i kërkonin vajzës me inicialet A.K. shumën prej 300 mijë lekësh, ose në të kundërt do të nxirrnin videot e saja intime.
Por, e reja bëri denoncim në polici, çka çoi në prangosjen e djemve.
Njoftimi i policisë
Kërcënonin se do t’i publikonin në rrjetin social facebook foto e video intime të saj, arrestohen dy shtetasit
Nga ana e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– Marjus Doko, 19 vjeç, banues në Berat,
-Pandaleimon Zhonga, 20 vjeç, banues në Berat.
Arretimi i këtyre shtetasve u bë pasi:
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shtrënguar me anë të kanosjes dhe dhunës psikologjike shtetasen A.K, në rrjetin social facebook, duke i kërkuar një shumë prej 300.000 mijë lekë të vjetra, me qëllim për të mos i publikuar në këtë rrjet disa foto dhe video intime të saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për hetime të mëtejshme, për veprat penale ”Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpuncim, parashikuar nga nenet 190/b dhe 25 të Kodit Penal.