Pasditen e sotme është paraqitur në Spitalin Rajonal të Shkodrës, shtetasi D. L, 30 vjeç, me dëmtime në këmbë me mjete prerëse.
Nga verifikimet e para të bëra nga policia, dyshohet të jetë autor, shtetasi D. L, 20 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.