• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

30 prilli data fundit për të deklaruar të ardhurat

by Java News
14/03/2016 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brenda datës 30 prill, të gjithë qytetarët të cilët kanë të ardhura mbi 2 milionë lekë, duhet të plotësojnë deklaratën individuale vjetore. Plotësimi i deklaratës bëhet vetëm në formë elektronike për individët rezidentë në Republikën e Shqipërisë që realizojnë të ardhura personale mbi 2 milionë lekë në vit dhe po ashtu, për personat jo rezidentë (individë të huaj) që realizojnë të njëjtën sasi të ardhurash vjetore në Republikën e Shqipërisë.

Të kontaktuar nga ‘Monitor’, burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tregojnë se një shifër të saktë të personave që kanë detyrim këtë vetëdeklarim nuk ka. Referuar një liste të hartuar në vitin 2011, rezultonin mbi 4700 punonjës të administratës shtetërore, punonjës në Universitete shtetërore dhe të tjerë me funksione në sistemin gjyqësor shqiptar që kanë detyrimin ligjor, sipas kritereve të vendosura për të deklaruar të ardhurat e tyre. Që nga ai vit, kjo listë është gjithnjë në ndryshim për shkak të vendosjes së personave të rinj, heqjen e disa të tjerëve e kështu me radhë dhe arrin shifrën e thuajse 16 mijë personave, por nuk janë shifra zyrtare.

Sa i përket procesit, Suela Behri, përgjegjëse për shërbimin pranë sporteleve të Drejtorisë Rajonale në Tiranë, tregon se po shkon mirë, se një pjesë e mirë e personave interesohen paraprakisht, më pas marrin edhe asistencën për mënyrën e plotësimit të formularit të deklarimit, të vendosur me ligj. Ajo tregon se deklarata plotësohet vetëm elektronikisht dhe se i ka qartësisht të ndara kërkesat e dhënies së informacionit mbi të ardhurat për individët që janë të detyruar të bëjnë këtë deklarim. Megjithatë, nuk mohohen as rastet kur vite më parë, persona të ndryshëm nuk kanë qenë në dijeni të detyrimit për të bërë vetëdeklarimit dhe kanë marrë masë ndëshkimore në formë gjobe nga mosdija. Ajo shpjegon edhe se institucioni përgjegjës për monitorimin, ILDKPKI, ka çuar rrallëherë zyrtarë të lartë nën akuzë për fshehje të pasurisë. Znj. Behri, megjithatë, thekson se vitet e fundit ndërgjegjësimi ka qenë më i madh për të marrë informacione dhe një pjesë e mirë janë interesuar përmes rrugëve të tilla si telefonata, e-mail dhe interesim pranë sporteleve të Tatimeve.

Kush duhet të deklarojë të ardhurat vjetore e shpenzimet dhe çfarë përfitohet

Deklarimi vjetor i të ardhurave personale, sipas ligjit nr. 10343, datë 28.10.2010 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8438 ‘Për tatimin mbi të ardhurat’, datë 28.12.1998″, bën fjalë për detyrimin që kanë individët për të përgatitur dhe për të paraqitur deklaratën individuale vjetore të të ardhurave.

Të ardhurat mbi 2 milionë lekë në një vit të plotë, janë detyrim për t’u deklaruar nga çdo qytetar shqiptar.

Deklarata vjetore e të ardhurave plotësohet nga tatimpaguesi që mbart detyrimin për të deklaruar, përmban të dhëna për të ardhurat bruto, për shpenzimet e zbritshme të kryera, si dhe për tatimet e paguara gjatë periudhës tatimore.

Përveç tatimpaguesve me të ardhura mbi 2 milionë lekë, deklarata vjetore e të ardhurave mund të plotësohet edhe nga persona të tjerë, që vendosin të bëjnë deklaratën, megjithëse nuk kanë detyrimin ligjor për këtë, për arsye se duan të përfitojnë nga skema e shpenzimeve të zbritshme, e parashikuar në këtë ligj, kur këta individë plotësojnë kushtet e përfitimit të zbritjes së shpenzimeve.

 

Çfarë deklarohet nga një person si e ardhur personale

Tatimpaguesi, në deklaratën vjetore të të ardhurave, jep të dhëna për të ardhurat bruto, në të cilat përfshihen:

  1. a) Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët.
  2. b) të ardhurat bruto nga dividenti për pjesëmarrje në shoqëri tregtare apo nga veprimtaritë e biznesit;
  3. c) të ardhurat bruto nga qiraja dhe fitimet kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtshme, në pronësi të deklaruesit;

ç) të ardhurat bruto nga interesa bankarë;

  1. d) fitimi kapital neto, i krijuar nga investimet në tituj apo në pasuri të paluajtshme;
  2. dh) shuma bruto të fituara nga lotari apo lojëra të tjera të fatit;
  3. e) të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuri të tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike;

ë) fitimi kapital nga dhurimi;

  1. f) të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë;

 

Artan Xhiani, ekspert fiskal

“Ligji ka ardhur në një moment të papërshtatshëm”

Deklarimi i të ardhurave personale është një detyrim ligjor për individët që tejkalojnë shumën 2 milionë lekë të ardhura vjetore, pohon për ‘Monitor’, Artan Xhiani, ekspert fiskal. Ai tregon se që nga hyrja në fuqi, ky ligj ka pësuar disa ndryshime.

“Për mendimin tim, futja e këtij deklarimi është bërë në një periudhë të papërshtatshme”, – pohon eksperti, duke argumentuar se ka një sërë hapash të tjerë që duhet të ishin implementuar përpara ardhjes së këtij ligji.

“Në qoftë se do t’i vendosim në një radhë kohore se çfarë duhej bërë para se të vinim te deklarimi i të ardhurave individuale, do kishim një renditje të tillë:
1. Formalizimi i ekonomisë dhe i pagave

  1. Përcaktimi i minimumit jetik
  2. Reforma e asistencës sociale

“Të gjitha këto ndikojnë në të ardhurat personale të secilit nga ne, por do të ndalesha te pika 2 dhe 3. Ende sot nuk kemi një shifër ligjore se cili është minimumi jetik në Shqipëri, që për mendimin tim është më shumë se 35,000 lekë në muaj ose 420,000 lekë në vit.

Kjo do të thotë se të gjithë ata që marrin nën minimumin jetik, shteti duhet t’i subvencionojë një sërë shërbimesh publike dhe t’u kompensojë një sërë shërbimesh të tjera të ofruara nga sektori privat. Kjo do të thotë që jo vetëm duhet të marrin asistencë nga organet e kujdesit publik, por shteti duhet t’u kompensojë edhe një pjesë të qirasë (nëse jetojnë me qira), apo t’u kthejë mbrapsht një pjesë të TVSH-së të cilën ata si konsumatorë e kanë paguar për blerjen e ushqimeve apo atyre që quhen produkte të shportës. Asnjëra nga këto nuk funksionon sot qoftë edhe jashtë skemës së deklarimit të të ardhurave personale”,- tregon z. Xhiani.

Sa i përket mundësisë që ofron ligji për zbritjen e disa shpenzimeve si: për medikamente, interesat e huas së përdorur për shkollim, kontribute në skema të pensioneve suplementare etj., eksperti tregon se, asnjë person i cili sipas ligjit duhet të bëjë deklarimin e të ardhurave personale, nuk plotëson kushtet për të zbritur këto lloj shpenzimesh.

“Në eksperiencën time të këtyre 4–5 viteve, asnjë person i cili sipas ligjit duhet të bëjë deklarimin e të ardhurave personale, nuk plotëson kushtet për të zbritur këto lloj shpenzimesh, për shkak të tejkalimit të limitit të të ardhurave.

Nga ana tjetër nuk kam informacion që administrata tatimore të ketë rimbursuar ndonjë rast kur nga deklarimi rezulton se individit duhet t’i kthehen taksat e paguara më tepër.

Në këtë kontekst, edhe problematika e prodhuar nga ky lloj deklarimi është lënë në hije, duke e parë si tepër të vështirë që një individ të mund të marrë mbrapsht taksat e paguara më tepër”, – tregon z. Xhiani.

Eksperti tha në vijim se deklarimet e deritanishme kanë vlerë statistikore, apo informuese në rast se një institucion sipas ligjit kërkon të dhëna për ndonjë person mbi të ardhurat e tij personale (prokuroria, gjykata, dhe organizma të tjerë sipas ligjit). Por, shtron pyetjen ai, kur në Shqipëri çdo e ardhur e deklaruar tatohet që në burim dhe kur shteti nuk ka ndër mend të rimbursojë ndonjëherë taksat e paguara më tepër, për çfarë duhet një deklarim i të ardhurave personale?

“Këtë përgjigje duhet të na e japin ata që na e kërkuan të bënim një ligj të tillë të parakohshëm dhe ata që e miratuan këtë ligj për të shtuar dhe një ligj tjetër në listën e ligjeve që nuk gjejnë zbatim”, – përfundon z. Xhiani.

Shpenzimet e zbritshme

Tatimpaguesit, të cilët nuk janë subjekt i deklarimit, dhe kanë të ardhura bruto vjetore nga të gjitha burimet deri në shumën 1 050 000 (një milion e pesëdhjetë mijë) lekë në vit (e indeksueshme çdo vit), por jo më të lartë se kjo shumë, mund të jenë subjekte deklaruese. Për efekt të llogaritjes së të ardhurës së tatueshme të këtyre individëve që plotësojnë deklaratën vjetore të të ardhurave, janë shpenzime të zbritshme shpenzimet e mëposhtme:

– shuma e interesit bankar të kredisë së marrë për shkollim, për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari;

– shpenzimet për mjekim, për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, sipas përcaktimeve të rregulluara me vendim të Këshillit të Ministrave.

Next Post

Sot pritet shenjtërimi i Nënë Terezës/ Papa Francesku do firmosë kanonizimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In