• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“30 mijë euro për tokën”, familja pogradecare ‘komplot’ me punonjësen e bankës në Tiranë

by Java News
23/01/2024 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

4 persona janë vënë në pranga nga Policia si përgjegjës për një mashtrim të madh financiar prej vitesh. Sipas njoftimit zyrtar të bluve, të përfshirë janë një çift bashkëshortësh nga Pogradeci bashkë me vajzën e tyre të cilët i kanë marrë një personi plot 30 mijë euro duke i thënë se do e ndihmonin për të regjistruar një sipërfaqe toke.

Është arrestuar dhe një punonjëse banke në kryeqytet, e cila ka transferuar këto para në mënyrë të paligjshme tek llogaria e saj.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Utopia”, pas një hetimi intensiv për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e një rasti mashtrimi me shuma të konsiderueshme parash. Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Komisariatin e Policisë Pogradec dhe me Prokurorinë e Tiranës.

U kapën në flagrancë duke i marrë 30 000 euro, një shtetasi, pasi e kishin mashtruar se do të ndikonin për t’i regjistruar pronën, vihen në pranga 3 shtetas (familjarë të njëri-tjetrit).

Në pranga dhe një 31-vjeçare, punonjëse e një banke, e cila dyshohet se në kundërshtim me ligjin, ka transferuar një shumë parash që i ka shërbyer këtij rasti mashtrimi. Sekuestrohen 30 000 euro, 1 automjet dhe 10 celularë. Si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, për dokumentimin me prova ligjore të një rasti mashtrimi me pasoja të rënda, që kryhej prej disa vitesh, nga një çift bashkëshortësh dhe vajza e tyre, u finalizua operacioni policor i koduar “Utopia”, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit I. S., 73 vjeç dhe Sh. S., 68 vjeçe, bashkëshortë, vajza e tyre, shtetasja R. S., 48 vjeçe, të tre banues në Pogradec, si dhe shtetasja E. I., 31 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjatë periudhës hetimore u provua se shtetasit I. S., Sh. S. dhe R. S. kishin mashtruar prej disa vitesh, një shtetas, me pretendimin se do të ndikonin për t’i regjistruar një sipërfaqe toke, në organet kompetente. Shtetaset Sh. S. dhe R. S. u kapën në flagrancë duke i marrë 30 000, këtij shtetasi, për këtë qëllim. Ndërkaq, shtetasja E. I., punonjëse në një bankë të nivelit të dytë, u arrestua pasi dyshohet se në kundërshtim me ligjin, ka kaluar në llogarinë e vet, një shumë parash të shtetasit të mashtruar, të cilën më pas ia ka dorëzuar shtetaseve Sh. S. dhe R. S..

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 30 000 euro, 1 automjet, 10 celularë dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim”, bën me dije Policia e Shtetit.

/a.r

Next Post
VIDEO / E pyeti për dhëndrin, Berisha i hakërrehet gazetares: Po s’të pëlqeva ik! Kujdes me mua…

VIDEO / E pyeti për dhëndrin, Berisha i hakërrehet gazetares: Po s'të pëlqeva ik! Kujdes me mua...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In