• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

30 futbollistë shqiptarë në Euro 2016

by Aalison Pearse Stevens
06/06/2016 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si asnjëherë më parë, një ngjarje e madhe futbolli, si Kampionati Evropian i Francës, do të shquhet për numrin e futbollistëve shqiptarë pjesëmarrës.

Euro 2016, është i veçantë për shumëçka, duke nisur nga formati e numri i ekipeve pjesëmarrëse në finalet e Evropianit, e debutimin e Shqipërisë, që për herë të parë merr pjesë në garën më të madhe të futbollit evropian.

Gianni de Biasi, përzgjedhësi i Shqipërisë, ka ftuar me vete 23 futbollistë, pra një ekip me futbollistë shqiptarë, që përfaqësojnë shqiptarët anembanë botës dhe që është numri më i madh ndonjëherë i futbollistëve shqiptarë.

Në 14 kampionatet e tjera evropiane, numri më i madh i futbollistëve shqiptarë ka qenë vetëm 2, por kësaj radhe është shumë më i madh.

Por futbollistët e kombëtares shqiptare nuk do të jenë të vetmit në Evropian.

Në Francë, do të jenë gjithsej 30 futbollistë shqiptarë dhe me prejardhje shqiptare, të cilët do të luajnë për tri kombëtare.

Përveç 23 futbollistëve të kombëtares shqiptare, në Francë janë edhe shtatë futbollistë të tjerë shqiptarë. 6 me Zvicrën dhe 1 me Gjermaninë.

Përzgjedhësi i Zvicrës, Vlladimir Petkoviç ka ftuar 6 futbollistë shqiptarë: Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemajli, Pajtim Kasami dhe Shani Tarashaj.

Përveç Behramit, që është edhe zëvendës kapiten i Zvicrës, të gjithë futbollistët e tjerë shqiptarë, debutojnë në Evropian.E debutues, do të jetë edhe Shkodran Mustafi, futbollisti nga Gostivari, që do të luajë në finalet e Evropianit me kombëtaren e Gjermanisë.

Pas botërorit, Euro 2016 në Francë, do të jetë ngjarja tjetër e madhe që merr pjesë Mustafi, tashmë kampion i botës.

30 është numri më i madh i pjesëmarrësve në një Evropian, që kur organizohet gara, që nga vitit 1060.Futbollisti i parë shqiptar në EURO, ishte Milaim Rama, në Evropianin e Portugalisë më 2004, i ftuar nga Zvicra. Sulmuesi kosovar Rama, luajti vetëm në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, duke u inkuadruar në minutën e 85-të, kundër Francës.

Katër vjet më pas, në Evropianin në Zvicër e Austri, ishin dy futbollistë shqiptarë. Me Zvicrën, Valon Behrami, i cili luajti në tri ndeshjet e fazës së grupeve, por që helvetikët nuk arritën të kalonin grupin.

Ndërsa me Austrinë, ishte mbrojtësi nga Tirana, Ronald Gërçaliu, i cili luajti në vetëm një ndeshje, në fazën e grupeve kundër Kroacisë.

Në evropianin e vitit 2012 në Poloni dhe Ukrainë, ishte vetëm një futbollist shqiptar, sulmuesi Emir Bajrami i ftuar për Suedinë. Bajrami, ka luajtur vetëm një ndeshje, atë të fundit në fazën e grupeve kundër Francës, për 45 minuta. (b.an)

Next Post

Formulari dhe procedura e kompensimit për pronat e zëna

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

April 11, 2026
Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

April 11, 2026
“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

April 11, 2026
“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

April 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 12 prill 2026

April 11, 2026
“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

April 11, 2026
Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

April 11, 2026
Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

April 11, 2026
Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

April 11, 2026
Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In