• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

3 viktima nga moti i keq/ Rama mbledh Zyrën Operacionale: Angazhim për gjendjen e pazakonshme

by S M
08/11/2016 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

UPDATE, Ora 13:45/ Moti i keq dhe përmbytjet kanë shkaktuar 3 viktima. Pas zhdukjes në ujrat e lumit Mat të një personi, raportohet edhe për dy viktima të tjera. Në Tiranë, në zonën e Babrrusë u konstatua në ujrat e lumit trupi i pajetë i një shtetasi rreth 40-50-vjeçar.

Ndërkohë në komunën Sukë në Këlcyrë ka mbetur i vdekur një 50-vjeçar. Shtetasi K.Spahiu u rrëzua nga lartësia si pasojë e erës së fortë. Ai humbi jetën nga plagët e mara.

ORA 12:30/ Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Zyrën Operacionale, pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit.

Rama tha se gjendja është e pazakonshme, ndërsa shtoi se qeveria është angazhuar maksimalisht për të përballuar situatën.

“Gjendja është e pazakonshme nga reshjet. Reshjet vijojnë me intensitet e parashikohet të vazhdojnë. Jemi të angazhuar për të përballuar situatën”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, u shpreh se Shqipëria është vendi më i rrezikuar nga përmbytjet në rajon, për shkak të intensitetit të reshjeve. Ai tha se Emergjencat kanë marrë masat që në datën 4 të këtij muaji, për t’i bërë ballë kësaj situate.

“Shqipëria do të jetë vendi më i rrezikuar në rajon, për shkak të intensitetit të reshjeve. Kemi shpërndarë informacion për të gjitha ministritë, për situatën, në datën 4. Është përsëritur në datën 6. Në datë 7 e kemi ritheksuar edhe njëherë situatën,e kemi kërkuar ndihmën e policisë, zjarrfikëses dhe forcave të ushtrisë”, tha Prençi.
***
Përmbytjet kanë shkaktuar viktimën e parë. Një shtetas në Klos, Xhevahir Ndoj, 40 vjeç, është zhdukur në lumin Mat. Dyshohet se e ka marrë rryma e fortë e ujit.
***

ORA 10.30/ Ministria e Puneve te Brendshme i kerkon gjithe qytetaret te evitojne maksimalisht levizjet diten e sotme.
Gjithashtu MPB ka kerkuar pezullimin e mesimit ne sistemin parashkollor dhe shkollor ne te gjithe vendin.
Pas situatës së krijuar për shkak të reshjeve, me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme pranë çdo Prefekture janë mbledhur Shtabet e Emergjencave të cilët po ndjekin gjendjen nga afër.
Situata paraqitet si më poshtë për çdo qark:
QARKU TIRANË
reshjet  kanë krijuar problematikë në Autostradës Tiranë-Durrës, nënkalimin e Vorës dhe në nënkalimet nga Kthesën e Kasharit ku ujërat kanë arritur nivelin rreth 50 cm dhe kanë bllokuar rrugën. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për normalizimin e situatës. Policia rrugore ka bllokuar këtë pjesë të autostradës dhe lëvizja e automjeteve për në Durrës bëhet nga rruga Tiranë-Ndroq.
QARKU DIBËR
Gjatë 24 orëve ka pasur reshje shiu me intensitet të cilat kanë krijuar problematikë në fshatin Urakë, njësia administrative Rukaj, bashkia Mat, ku ujërat e lumit Drin i Zi kanë dalë nga shtrati duke rrezikuar 10 banesa, familjet e të cilave janë evakuuar. Në fshatin Urakë,  Mat si pasojë e  rritjes së nivelit të lumit, ka marrë me vete urën ( e telit) e këtij fshati. Nga ura e Matit deri në Suç, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut është bllokuar rruga nacionale, 3 mjete po punojnë për hapjen e rrugës. Fshati Muzhaç, Mat si pasojë e daljes nga shtrati i përroit të këtij fshati 15 familje rrezikohen të përmbyten. Në fshatin Batër e Madhe të njësisë administrative Komsi janë evakuuar 15 familje. Në qytetin Burrel 4 banesa dhe 3 biznese kanë prezencë uji
QARKU DURRËS
Si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë në disa lagje të qytetit ka pasur prezencë uji në katet e para të disa banesave kryesisht në lagjen nr.18 dhe nr.4. Punonjësit e ndërmarrjeve të bashkisë dhe Shërbimi Zjarrëfikës po punojnë me motopompa për të bërë të mundur tërheqjen e ujit dhe kthimin në normalitet të situatës.
Lumi Zezë ka dalë nga shtrati dhe kishte izoluar 3 familje, banuese në Njësinë Administrative Fushë-Krujë, të cilat janë evakuuar nga Forcat Zjarrfikëse të Krujës. Nga Batalioni i Mbështetjes Rajonale të Forcave të Armatosura janë dërguar në Fushë Krujë dy ekipe shpëtimi me varka për të ndihmuar familjet në nevojë.
QARKU KUKËS
Akset Bajram Curri-Valbonë dhe Dushaj – Lekbibaj janë ribllokuar si pasojë e rrëshqitjeve të dherave dhe gurëve. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e tyre Të gjitha akset nacionale janë nën trysninë e rënies së gurëve të dherave dhe vërshimin e ujërave.
Probleme ka në rrugët që lidhin Njësitë Administrative Grykë Çajë, Malzi, Lekbibaj, Fierzë, Bujan, Tropojë.Sipas informacionit të marrë janë shembur  urat që lidhin fshatrat Viçidol, Tropojë e Vjetër, Lekbibaj, Geghysen, T’pla të rrethit të Tropojës, Bashkia Tropojë.
Në Bajram Curri si pasojë e vërshimit të ujërave dhe rrëshqitjes së dherave janë dëmtuar rreth 15 shtëpi në lagjen Partizani, 2 shtëpi në fshatin Dojan dhe 2 shtëpi në fshati Bujan.
Si pasojë e reshjeve kemi përmbytje të tokave bujqësore në T’plan, Viçdol, Tropojë.
Për shkak të motit të keq në qarkun e Kukësit ka patur mungesë të energjisë elektrike. Pa energji elektrike janë rrethet Kukës, Njësitë Administrative: Kolsh, Surroj, Arrën, Malzi, Grykë Cajë, Bushtricë, Kalisë. Rrethi Has, Njësitë Administrative: Fajza, Golaj, Gjinaj, Krumë fshati Cahan.Rrethi Tropojë, Njësia Administrative Bytyç.
QARKU LEZHË
Në rrethin e Kurbinit rruga rurale që  lidh fshatin Gallatë dhe Vinjoll është e bllokuar, pasi ka rrëshqitje masive dherash. Në fshatin Zheje dhe Gjormë ka prani uji  në afërsi të 10  banesave dhe sipërfaqe toke të mbuluara nga uji në lartesi deri në 30 cm. Në Rrethin e  Mirditës në fshatin Tarazh, lumi Zalli Zmesë, ka dal nga shtrati, dhe ka përmbytur disa toka bujqësore .Në Njesine Administrative Orosh janë të pa kalueshme rruget rurale të fshatrave Grykorosh dhe Spaç.
Në disa fshatra në Bashkinë Mirditë nuk ka energji elektrike.
Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen situata emergjente të krijuara nga kushtet e motit.

***

Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë sjellë edhe problemet e para të shkaktuara nga përmbytjet.

Problematike paraqitet situata në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Fushë Krujë, ku rezultojnë të përmbytura disa lagje, ndërsa ka vështirësi edhe në qarkullimin e automjeteve.

Në Fushë Krujë probleme ka në fshatin Derven si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Zezë.

Në Lezhë janë bllokuar blloqet e banimit në lagjen “11 Janari”.

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë edhe përmbytjen e autostradës Tiranë-Durrës. Siç duket edhe nga fotot, autostrada ka prezencë uji deri në disa centimetra. Kjo situatë ka sjellë edhe vështirësi në lëvizjen e automjeteve, ndërsa qarkullimi i tyre është devijuar në rrugën dytësore.

Probleme nga shirat janë shkaktuar edhe në qytetin e Tiranës ku janë përmbytur disa lagje në Don Bosko dhe Paskuqan.

Situata nga përmbytjet

Ora 09:17 Ministria e Brendshme: Situata nga përmbytjet, mblidhen Shtabet e Emergjencave
Pas situtates se krijuar per shkak te reshjeve, me urdher te ministrit te Puneve te Brendshme prane cdo Prefekture jane mbledhur Shtabet e Emergjencave.

Zonat me problematike per momentin jane:

Autostrada Tiranë-Durrës në segmentin kthesa e Kasharit – Vorë është e bllokuar nga vërshimi i ujërave.

Aktualisht niveli i ujit në kthesa e Kasharit është 50 centimetra.

Policia Rrugore ka ndërhyrë duke evakuuar disa qytetarë të cilët kishin mbetur të bllokuar në makina.

Ndërkohë disa banesa në kthesën e Kasharit rrezikohen të përmbyten.

Aktualisht qarkullimi i automjeteve në drejtim të Durrësit bëhet vetëm nga rruga e vjetër e Ndroqit.

Situatë problematike ndërkohë paraqitet edhe në aksin Lezhe – Shkoder, te Harku i Bërdicës, ku për shkak të vërshimit të ujërave të lumit Drin qarkullimi kryhet me vështirësi në drejtim të Velipojës.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u kërkon të gjithë qytetarëve të minimizojnë qarkullimin me automjete për shkak të situatës së krijuar.

Gjithashtu keshillohet qe fëmijët të mos lëvizin te pa shoqëruar nga të rriturit.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg lumenjve.

Ora 08:40 Situata e përmbytjeve në disa zona të prekura

Tiranë
Stafi i emergjencave dhe forcat e policisë në gatishmëri në disa zona. Raportohet për përmbytje në zonën e “Don Boskos” dhe Paskuqanit. Në zonat e prekura nga përmbytjet ka trafik të rënduar të automjeteve.

Reshjet e shiut ne Tirane

Fushë Krujë
Del nga shtrati lumi Zezë, përmbytje në fshatin Derven, në lagjen “Bakusha Visha”.

Durrës
Probleme në shëtitoren “Taulantia”, në rrugën “A.Goga”.

Vlorë
Dy tragete qëndrojnë në radë, nuk ankorojnë dot. Në tragete ndodhen 550 udhëtarë në pritje për të zbritur.

Ora 08:10 Reshje të dendura në disa zona të vendit, raportohen për përmbytje në Lezhë, Durrës dhe Fushë Krujë

Next Post
FOTOT/ Tragjedia në Indi, 2 aktorë mbyten gjatë xhirimeve në liqen

FOTOT/ Tragjedia në Indi, 2 aktorë mbyten gjatë xhirimeve në liqen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

December 5, 2025
Tritan Shehu: Lëvizja e Salianjit private nuk ka lidhje me PD. Unë e deklaroj votën për Sali Berishën

Tritan Shehu: Lëvizja e Salianjit private nuk ka lidhje me PD. Unë e deklaroj votën për Sali Berishën

December 5, 2025
Rama zbardh takimin me Macron: Franca do të përfshihet në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Rama kujton strehimin e afganëve në Shqipëri: Bamirësia është disiplinë, jo gjest i rastësishëm

December 5, 2025
Dhuna ndaj Skënderbeut, Disiplina dënon Ilirinë. Zbulohen vendimet

Dhuna ndaj Skënderbeut, Disiplina dënon Ilirinë. Zbulohen vendimet

December 5, 2025
Bojkote dhe debate, a mund të mbijetojë Eurovizioni në krizën e tij më të madhe?

Bojkote dhe debate, a mund të mbijetojë Eurovizioni në krizën e tij më të madhe?

December 5, 2025
Eric Trump bëhet 10 herë më i pasur që nga zgjedhja e babait të tij si president i SHBA-ve

Eric Trump bëhet 10 herë më i pasur që nga zgjedhja e babait të tij si president i SHBA-ve

December 5, 2025
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, AAK nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, AAK nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

December 5, 2025
“Shqipëria Madhështore”, PD regjistron koalicionin me 25 parti të tjera, grekët e çamët bëhen bashkë te Berisha

Jo vetëm demokratët, Berisha tall edhe aleatët

December 5, 2025
Përgjysmohen kërkesat për azil në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

Përgjysmohen kërkesat për azil në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In