• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

3 skema SEPA për pagesat ndërkufitare në euro/ Nga prilli, bankat aplikojnë individualisht. Ja çfarë shërbimesh do të ofrohen

by S T
26/12/2024 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 21 nëntor të këtij viti, Shqipëria u bë zyrtarisht pjesë e Tregut Unik të Pagesave në Euro (SEPA). Megjithatë, përpara se qytetarët të nisin të kryejnë pagesa ndërkufitare në euro, fillimisht duhet që bankat tregtare, apo institucionet e tjera që ofrojnë shërbime pagesash, të aplikojnë individualisht në skemat SEPA.

Por, si funksionon procesi i anëtarësimit individual të bankave dhe cilat janë 3 skemat SEPA?

SEPA përfshin skemën e transferimit të kreditit, e transferimit të menjëhershëm të kreditit dhe debitimit direkt. Skema e transferimit të kreditit lehtëson transferimin e pagesave në euro ndërmjet llogarive bankare në vendet e SEPA, zakonisht brenda 1 dite. Ndërkohë, skema e transferimit të menjëhershëm të kreditit mundëson realizimin e transaksioneve në kohë reale, pra transfertat në euro realizohen brenda pak sekondash. Për sa i përket skemës së debitimit direkt, kjo e fundit i jep mundësi bizneseve, apo institucioneve të caktuara, që të mbledhin fonde direkt nga llogaritë bankare të klientëve, gjithmonë me miratimin paraprak të tyre. Këtu bëhet fjalë zakonisht për pagesa që kryhen rregullisht nga individi, të tilla si pagesat për shërbime utilitare, energji elektrike, ujë, telefoni fikse dhe celulare, abonime, primet e sigurimit dhe të tjera.

Për të aplikuar në skemat SEPA, institucionet e shërbimeve të pagesave duhet të plotësojnë disa kritere paraprake. Vetëm pas plotësimit të kritereve të vendosura nga Këshilli Evropian i Pagesave, një bankë mund të aplikojë për anëtarësim. Në rastin e Shqipërisë, institucionet e shërbimeve të pagesave do të aplikojnë në muajin prill 2025, rreth 6 muaj përpara datës së gatishmërisë operacionale. Momenti në të cilin një bankë është gati të ofrojë shërbimet e SEPA quhet Data e Gatishmërisë Operacionale (ORD), që nënkupton se me 5 tetor do të mund të kryhen pagesa ndërkufitare në euro me vendet anëtare të SEPA-s, me të njëjtat kushte si to, në terma të kostos, shpejtësisë, lehtësisë.

Këshilli Evropian i Pagesave ka njoftuar se në 5 tetor 2025 do të hyjnë në fuqi rregullat e reja për funksionimin e skemave, të cilat do të duhet të zbatohen nga ofruesit shqiptarë të shërbimeve të pagesave, të cilët kërkojnë të aderojnë në këto skema.

Next Post
Korçë/U gjet i pajetë anës rrugës, Policia: Dyshohet se 61-vjeçari ndërroi jetë nga arresti kardiak

Aksident në aksin Rrëshen-Burrel, u përplas nga një automjet, humb jetën kalimtari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In