• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

3 shtyllat e programit qeverisës ‘Rama 4’: Shqipëria Europiane, Rritja Ekonomike dhe Mirëqenia

by Os De
17/09/2025 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Report Tv ka siguruar programin qeverisës që kryeministri Edi Rama do të prezantojë nesër në seancën plenare të Kuvendit. Programi qeverisës bazohet në tre shtylla, Shqipëria Europiane, Rritja Ekonomike e Qëndrueshme dhe Mirëqenia për të Gjithë. 

Pjesë nga programi 

Shqipëria Europiane është shtylla e parë dhe busulla që i jep drejtim çdo reforme. Anëtarësimi nuk është vetëm objektiv diplomatik, por proces transformues që forcon shtetin e së drejtës, modernizon shtetin digjital, rrit integritetin e administratës, garanton sigurinë publike dhe kombëtare, dhe e vendos Shqipërinë në zemër të vendimmarrjes europiane. Europa mbi të gjitha është përfitimi i drejtpërdrejtë për qytetarët, në jetën e tyre të përditshme – në punën që bëjnë, në shërbimet që marrin, në të drejtat që gëzojnë dhe në sigurinë që ndiejnë, si pjesë e një familjeje me 450 milionë anëtarë. 

Rritja Ekonomike e Qëndrueshme është shtylla e dytë dhe rruga që kthen vizionin në realitet. Shqipëria e re ndërtohet mbi financa të shëndosha dhe tatime të ndershme, mbi një klimë të parashikueshme për biznesin dhe mbi një treg pune që hap dyer për të rinjtë. Ajo ngrihet mbi turizmin që nuk njeh më sezone, mbi bujqësinë dhe fshatin që modernizohen me teknologji, mbi energjinë e pastër që na kthen në eksportues të së ardhmes së gjelbër dhe mbi inovacionin që u jep hapësirë brezave të rinj për të krijuar e për të konkurruar. Dhe mbi të gjitha, ajo shtyhet përpara nga një infrastrukturë moderne – porte, aeroporte, hekurudha dhe korridore rrugore – që lidh Shqipërinë me rajonin, Europën dhe botën, duke e bërë vendin tonë një nyje të re zhvillimi. 

Mirëqenia për të Gjithë është shtylla e tretë dhe kontrata jonë me qytetarët. Ajo është kujdesi për fëmijët e vegjël që rriten në çerdhe e kopshte më të mira, është arsimi që lidhet me jetën reale dhe me Europën, është shëndetësia falas e modernizuar, janë pensionet dinjitoze dhe shërbimet sociale që mbështesin ata që kanë nevojë. Është rinia që gjen punë dhe hapësira të reja, është sporti dhe kultura që gjallërojnë përditshmërinë, është mjedisi i mbrojtur dhe ekonomia e gjelbër që bëhen pjesë e zakoneve tona të përditshme. 

 

Next Post
Gaza, forcat izraelite bombardojnë Spitaln e Fëmijëve Al-Rantisi/ Evakuohen 40 pacientë

Gaza, forcat izraelite bombardojnë Spitaln e Fëmijëve Al-Rantisi/ Evakuohen 40 pacientë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada amerikane në Bahrein: Grupet terroriste po planifikojnë të godasin qytetarët tanë

Ambasada amerikane në Bahrein: Grupet terroriste po planifikojnë të godasin qytetarët tanë

March 2, 2026
“Po pija kafe 300 metra larg vendit ku ra bomba”, sipërmarrësi shqiptar rrëfen momentet e sulmit në Dubai

“Po pija kafe 300 metra larg vendit ku ra bomba”, sipërmarrësi shqiptar rrëfen momentet e sulmit në Dubai

March 2, 2026
Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme/ Rritet ndjeshëm çmimi i naftës mes frikës për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme/ Rritet ndjeshëm çmimi i naftës mes frikës për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

March 2, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Qeveria ndryshoi e gjitha për të ruajtur gjithçka ajo ishte

March 2, 2026
A është Mbretëria e Bashkuar shënjestër e Iranit? Ja si përgjigjet sekretarja e jashtme britanike pas sulmit me dron në bazën e Qipros

A është Mbretëria e Bashkuar shënjestër e Iranit? Ja si përgjigjet sekretarja e jashtme britanike pas sulmit me dron në bazën e Qipros

March 2, 2026
Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Sot shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës

Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Sot shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës

March 2, 2026
Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

582-vjetori i Besëlidhja e Lezhës, Begaj: Dita kur triumfoi bashkimi mbi përçarjen

March 2, 2026
E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

March 2, 2026
Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

March 2, 2026
VIDEO / Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

VIDEO / Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In