Është projektligji i fundit, mes disa nismave ligjore të depozituara nga Lulzim Basha në Kuvend, kur kolegët e tij opozitarë vijonin aksionin bllokues të punimeve parlamentare: ndryshimi në rregulloren e Kuvendit, që lidhet me dorëzimin vullnetar të imunitetit.
Ky projekt-ligj, që kërkon shumicë të thjeshtë votash, erdhi në një kohë kur Kuvendi diskutonte imunitetin e Sali Berishës dhe kërkon që deputetët të nënshkruajnë në fillim të legjislaturës së re, një deklaratë, përmes së cilës heqin dorë vullnetarisht nga imuniteti, në çdo rast që SPAK i dërgon një kërkesë Kuvendit.
Një tjetër projekt-ligj i depozituar nga Lulzim Basha është ai për ndryshimin e kodit penal, që kërkon 84 vota. Pas përplasjes me Gazment Bardhin për kullat në seancën e 5 tetorit, 2 muaj më pas Basha kërkoi ashpërsim të kodit penal për shpifjen, duke kërkuar 2 vite burg, kur shpifja bëhet nga foltorja e Kuvendit.
Paketa me të cilën Basha sfidon ligjvënësit e tjerë është vetting në politikë dhe ndryshimet për reformën zgjedhore: votë të emigrantëve dhe Shqipëria një zonë zgjedhore, të ri-depozituar në Kuvend këtë nëntor. Këto propozime duken të vështira për të siguruar numrin e votave, por po kaq të vështirë, për shkak të ndarjes së thellë të opozitës edhe në parlament, dhe krizës mes saj dhe maxhorancës e kanë dritën jeshile edhe një sërë nismash të tjera të mbetura pezull në Kuvend, si Avokati i Popullit, rritja e pagave për gjyqtarët e Kushtetueses, apo amnistia penale, që këtë vit u zvarrit në kërkim të 84 votave.
Me 11 votat e tij, Basha mund të plotësojë 84-shen që i duhet PS, në këmbim të votave për nismat e marra prej tij. Që prej 5 tetorit, datë, që shënon nisjen e aksionit të opozitës në parlament, Lulzim Basha dhe të tijtë thuajse kanë qëndruar larg seancave plenare çdo të enjte.
Mungesën e kanë argumentuar si rrugën e vetme për të shmangur përplasjet fizike që mund të ndodhnin mes grupeve të opozitës në Kuvend, por edhe për të shmangur keq-interpretimin për kartonin që deputetët e grupit “Basha” do të ngrinin në Kuvend, (si në rastin e votës kundër për buxhetin) në kushtet kur deputetët e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit vijonin skenarin e kaosit, ndërsa socialistët votimet pa mbajtur diskutime.
/a.d
Ligje te jet jellonjte te barbarte ca te njerkes te babe 1 njerez te sales nuk te mari pjes as te flamur noke sa argides dhe as te bardhi me urdhi spaku 1Jane keta QE TE MARI PJESE ZGJEDHJE ALFRED MOISIU KUNATI LEGA ZOGU LEGA ZOGU ISUFI ELEZI ELES BIBERAJ FROK CUPI NIKO LESI KRESHNIK SPAHIU BREC ZOGAJ ANA OXA PJETER GJINI BESNIK MUSTAF AJ MARK DODANI LUZIM BASHA DJALI NAMIK HODI AZGAN HAKLAJ DJALI BASHKIM KOPLIKU DJALI PJETER ARBNORI MARK FROKU DOM DOSHI DON GJERGJ META SOFIA KASTRIOTI DUKAQINI