Ish-kandidati për kryetar partie i PD, Fatbardh Kadilli përmendi 3 momentet kur Sali Berisha e ka keqpërdorur PD-në.
Sipas tij momenti parë ka qenë në vitin 2013, kur humbi zgjedhjet si kryeministër dhe nuk u largua nga partia, momenti i dytë ka qenë kur u shpall “non – grata”, dhe momenti i tretë është ky tani.
Në lidhje me heshtjen e Bashësm, për këtë situatë, Kadilli u shpreh se sipas tij Basha po bën gabim që po hesht. Dukeqenëse ai ka marrë përsipër të drejtojë një parti politike, duhet të dalë me një qëndrim të qartë për këtë situatë.
Unë dua të jem sot në qëndrim të politikës, kur vlera, kauza më bën krenar. Duhet një qëndrim i qartë nga Basha dhe cdo njeri publik.
Çësht kjo? Ke një akuzë juridike, shko në gjykatë zotëri. Nuk paske qenë burrë shteti për sa kohë nuk respekton institucionet. Njerëzit janë përballur me diktaturën, ti nuk përballesh me institucionet e drejtësisë, të cilat edhe i ke votuar.
Nuk mund të mbrohet askush duke bërë konferenca me logon e një partie” shtoi ai.
Kadilli në fund tha se ajo që opozita duhet të bëjë tani është të mbështesë drejtësinë dhe të qëndrojë afër qytetarëve më shumë se qeveria.
“E gjithë opozita duhet të ngulmojë fort që të kemi një sistem drejtësisë. Dhe një sistem drejtësie në një vend që nuk ka pasur kurrë drejtësi, ka nevojë të mbështetet. Kjo është ajo që duhet të bëjë opozita.
Sepse edhe ai njeriu i thjeshtë që e di është vjedhur këto 33 vjet nga politik, vetëm një gjë e trimëron dhe bën qytetar të denja, që në fund të fundit kush ka abuzuar të ballafaqohet me drejtësinë. Vetë ma atëherë ai do të kuptojë që drejtësia të shpërblen.
Ne si opozita vetëm vetëm këtë vlerë kemi, ti japim përgjigje atij njeriut të thjesht, atë që nuk e jep pushteti. Kjo është të sharrosh degën ku je ulur vetë” përfundoi Kadilli.
/f.s











