• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

3 ditë ‘ferri’ në Shqipëri, termometri regjistron 40 gradë! Sinoptikania: Ja kur largohet vala Sharon

by S T
09/08/2024 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga e shtuna deri të hënën, parashikohet që termometri të shënojë temperatura deri në 40 gradë Celsius e në disa zona, deri në 41. Sinoptikania Lajda Porja tha për Klan News se e premtja parashikon vranësira kalimtare dhe rrebeshe shiu, ndërsa prej së shtunës moti bëhet i kthjellët e i nxehtë.

Porja tha se era do të jetë mjaft e fortë, sidomos në zonat bregdetare ku pritet dallgëzim i lartë sidomos në detin Jon. Lajmi i mirë është që pas këtyre tre ditëve të nxehta që shkaktohen prej valës së quajtur Sharon, prej së martës pritet që moti të jetë më i freskët.

Lajda Porja: Na presin 3 ditë shumë të nxehta, përjashtuar ditën e sotme temperaturat e së cilës mbeten rreth vlerës 38-39 gradë, vranësirat do të shtohen në pjesën e dytë të ditës. Presim që të kemi rrebeshe shiu në ekstremin veri-verilindje, por do të jenë reshje krejtësisht të përkohshme dhe kalimtare. E shtuna dhe e diela sjell përmirësim të motit, do të jemi nën ndikim të motit të kthjellët dhe të nxehtë, do të ketë temperatura mjaft të larta. Termometri regjistron 40 gradë ditën e shtunë, të dielën 41 gradë vetëm se do të jetë në disa qarqe. Do të jetë Shkodra, Elbasani, Berati dhe Gjirokastra të cilat do të shënojnë temperaturat më të larta përgjatë këtyre 3 ditëve që do të zgjatin të shtunën, të dielën dhe të hënën.

Vija bregdetare do të jetë rreth vlerës 36-37 gradë, zonat malore 35-36 do të jetë Kukësi dhe Hasi, 34 gradë do të jenë zonat e juglindjes, kryesisht qarku i Korçës, por duhet të them që moti i nxehtë do të na shoqërojë të paktën përgjatë kësaj fundjavve. Ajo çfarë duhet të theksojmë është që përveç temperaturave të larta, do të mbeten problematike parametri i erës. Era do të jetë e fuqishme sidomos në orët e pasdites e deri vonë në mbrëmje, të premten, të shtunën dhe të dielën. Kujdesi duhet të jetë pak i lartë për të gjithë ata që pushojnë përgjatë brigjeve detare duke qenë se do të kemi një det të trazuar. Adriatiku dhe kryesisht Joni, do të kenë një dallgëzim të lartë për shkak të pranisë së parametrit së erës.

Megjithatë, ka sinjale që java tjetër, pas ditës së martë të ketë një freskim të lehtë të motit. Është quajtur Sharon, është një perëndi nga mitologjia greke kjo valë që do të prekë kryesisht Italinë e jugut, presim temperatura akoma më të larta, Shqipëria edhe pse në periferi të saj do të ketë zona të izoluara që do të shënojnë 41 gradë, por kjo valë do të qëndrojë pak, për vetëm 3 ditë.

Next Post
Rrezikojnë deri në 10 vite burg, si e dhunuan barbarish motrat Berisha blogeren e njohur, zbardhet dëshmia në polici

Rrezikojnë deri në 10 vite burg, si e dhunuan barbarish motrat Berisha blogeren e njohur, zbardhet dëshmia në polici

Comments 1

  1. Anonymous says:
    2 years ago

    Grekët nuk kanë sh në alfabetin e tyre nga doli kjo Sharon Kur mohoni ekzistencën tuaj më të vjetër në Ballkan mjerë kombi

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Andrew nuk është i vetmi… Anëtarë të pesë familjeve mbretërore të përfshira në dosjen “Epstein”

Andrew nuk është i vetmi… Anëtarë të pesë familjeve mbretërore të përfshira në dosjen “Epstein”

February 20, 2026
Paralizohet aeroporti i Vjenës, anulohen mbi 150 fluturime

Paralizohet aeroporti i Vjenës, anulohen mbi 150 fluturime

February 20, 2026
Vëllai i Suel Çelës përfundon në spital, Mario Çela u ekstradua nga Belgjika, me vete kishte edhe një epikrize

Vëllai i Suel Çelës përfundon në spital, Mario Çela u ekstradua nga Belgjika, me vete kishte edhe një epikrize

February 20, 2026
Reshjet e dendura përmbytin Fierin, banorët: Po na shkaktohen dëme të parikuperueshme, ndodh për të tretën herë

Reshjet e dendura përmbytin Fierin, banorët: Po na shkaktohen dëme të parikuperueshme, ndodh për të tretën herë

February 20, 2026
Thirrja e fortë e Ralf Gjonit: Të shpallen non grata të gjithë ata që votuan raportin e Dick Marty!

Thirrja e fortë e Ralf Gjonit: Të shpallen non grata të gjithë ata që votuan raportin e Dick Marty!

February 20, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Sot protesta e Berishës/ Policia: Nuk e marrim përsipër zhvillimin e tubimit, akset që do bllokohen

February 20, 2026
Këlliçi zbulon skenarin e protestës së PD-së: Do të ngujohemi në parlament!

Këlliçi zbulon skenarin e protestës së PD-së: Do të ngujohemi në parlament!

February 20, 2026
Reshjet paralizojnë rrugët e Durrësit, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit

Reshjet paralizojnë rrugët e Durrësit, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit

February 20, 2026
Takimi me Trump, Osmani: Bashkë me Ramën ngritëm çështjen e Hagës, morëm garanci të fuqishme nga presidenti amerikan

Takimi me Trump, Osmani: Bashkë me Ramën ngritëm çështjen e Hagës, morëm garanci të fuqishme nga presidenti amerikan

February 20, 2026
Aksident në Vlorë, “Audi” përplas një person që po lëvizte me biçikletë

Aksident në Vlorë, “Audi” përplas një person që po lëvizte me biçikletë

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In