• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

3 arsye pse femrat kanë probleme me seksin, përgjigjet e psikologes

by
18/09/2015 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

3 arsye pse femrat kanë probleme me seksin, përgjigjet e psikologes

Është seksi gjëja fundit që ju shkon në mendje? A ju duhet shumë kohë për t’u nxitur dhe për ta arritur orgazmën? Nëse po, atëherë mund të keni “keqfunksionim” seksual dhe nuk jeni e vetmja. Rreth 43 % e femrave kanë paraqitur “keqfunksionim” seksual duke filluar nga dëshira zero për të bërë seks dhe deri tek vështirësitë në arritjen e orgazmës. Shumë faktorë mund të ndikojnë në kënaqësinë seksuale, duke filluar nga shkaqet mjekësorë, tek faktorët psikologjikë deri tek mosmarrëveshjet në çift. Për t’u ardhur në ndihmë këtyre vështirësive, studiuesja Rachel Grummam jep disa këshilla në artikullin e saj.

 

Depresioni

Gjendja jo e mirë shpirtërore karakterizohet nga ndjesitë e të qenit i mërzitur, i pavlerë, i lodhur, të cilat ndikojnë në jetën e përditshme, por padyshim edhe në jetën tuaj seksuale. Ende nuk është arritur të kuptohet shumë mirë se pse depresioni e ndikon seksin, por një pjesë e shkakut mund të jetë se fakti që nuk ndiheni mirë me veten dhe vlerat tuaja, duke shtuar nivelin e ulët të energjisë “spërkat” edhe dëshirën për kënaqësi, pra për të bërë seks.

Çfarë mund të bëni:  Kërkoni ndihmën e duhur, sidomos nëse keni mendime të tilla si ideja për të kërkuar divorc. Ushtrime të ndryshme mund t’u ndihmojnë t’i risillni vetes buzëqeshjen, nivelin e energjisë duke rritur kështu nivelin e gjakut përveç se pjesët e tjera të trupit edhe tek organet gjenitale. Por vlen për t’u theksuar se disa mjekime të cilat përdoren për të kuruar gjendjen tuaj depresive mund të ulin dëshirën tuaj seksuale dhe të ketë një efekt krejt negativ për t’u bërë sërish aktiv në marrëdhënien tuaj.

 

Imazhi i dobët i trupit tuaj

Nëse mendoni se nuk keni një trup të bukur, duke filluar që nga duart dhe deri tek gjoksi, të jeni të sigurt se do të ndikoni negativisht dëshirën tuaj seksuale. “Nuk ka rëndësi nëse partneri ju thotë se jeni femra me e bukur dhe e nxehtë që ka takuar ndonjëherë, nëse nuk ndiheni e tillë, asgjë nuk mund të ndryshojë mendimin tuaj.

Çfarë mund të bëni: Mendoni si në të kaluarën. Risillni në mend kohën kur ishit në top formë seksualisht dhe mendonit se ishit më e mira. Ajo çfarë vishnit për shembull, fustanin tuaj të zi të preferuar, çfarë parfumi përdornit, çfarë të brendshmet preferonit etj. Kjo mund t’u ndihmojë të sillni në mend zakonet dhe “intrigat” tuaja seksuale të dikurshme. Përkujdesja për fizikun dhe pamjen tuaj të jashtme mund t’u dhurojnë më shumë energji dhe të shtojnë edhe më shumë dëshirën për seks.

 

Problemet në çift

Padyshim që problemet në çift mbeten numri një i cili ndikon më shumë eksitimin dhe orgazmën tuaj. “Është hidhërimi dhe mërzia e pathënë që çon në fyerje. Shumë meshkuj mund të mërziten nga bashkëshortja e tyre që nuk i lë të dalin me shokët dhe të marrin kënaqësitë e djalërisë, ndërsa tek femrat mërzia shkaktohet nga puna e bashkëshortëve”, thotë studiuesja Rachell Grumman. Kjo mërzi nga ana e dy partnerëve mund të “hedhë tutje” pasionin dhe epshin tuaj seksual.

 

Çfarë mund të bëni: Flisni hapur me partnerit tuaj, por me qetësi në mënyrë që të lini mënjanë mërzinë dhe fyerjet të cilat dëmtojnë aq shumë marrëdhënien tuaj. Duhet të ndiheni e sigurt, e qetë dhe e dëshiruar, në të kundërt një diskutim i vogël mund të bëhet shkak për të lënë për ditë të tëra pas dore aktivitetin seksual.

 

 

Next Post

100 shprehjet më të bukura për paratë nga filozofë, miliarderë, politikanë dhe artistë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Europianët zgjedhin Shqipërinë për festat e dhjetorit/ Tur‑operatorët: Ndikojnë çmimet e ulëta dhe linjat direkte

Rritet me 8% numri i turistëve në fillim të vitit! Tur-operatorët shprehen optimistë për sezonin veror

March 4, 2026
Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

March 4, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Parada e çuditshme e qefllinjve të ajatullahëve të Tiranës

March 4, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

March 4, 2026
ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

March 4, 2026

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

March 4, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

March 4, 2026
I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

March 4, 2026
Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

March 4, 2026
Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In