Ndeshjet e shtyra të javës së 27-të në Serie A, përpos Milan – Inter do të luhen më 3 dhe 4 prill.
Shtatë ndeshje ishin shtyrë të dielën për shkak të vdekjes së kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, bordi i Serisë A është marrë vesh për caktimin e ndeshjeve më 3 dhe 4 prill, pos Milan-Inter që s’mund të luhet për shkak të detyrimeve të Milanit në Ligën e Evropës, përgatiti Koha. (b.an)










