Inteligjenca gjermane beson se të paktën 29 ish-ushtarë gjermanë nga vendi kanë lënë punën për t’iu bashkuar Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.
Ndërkohë 65 ushtarë aktiv po hetohen lidhur me dyshimet për simpati për ISIS.
“Islamizmi nuk është problemi më i madh i Bundeswehr (ushtrisë gjermane)”, tha deputeti i SPD’së Hans-Peter Bartels por se sipas tij ‘paraqet një rrezik real dhe duhet të merret seriozisht’.