• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

29 mjekët e Alepos i kërkojnë ndihmë Obamës përmes një letre…”ndaloni bombardimet”

by Java News
11/08/2016 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjekët e fundit që kanë mbetur në zonat lindore të qytetit Alepo që kontrollohen nga rebelët, i kërkuan presidentit armerikan Barack Obama që të ndihmojë më shumë se 250 000 civilët që jetojnë atje.

Në një letër të firmosur nga 29 mjekë, paralajmërohet se nëse vazhdojnë sulmet ndaj spitaleve dhe klinikave me ritmet aktuale, brenda një muaji nuk do të mbetet askush aty.

Mjekët i kërkuan Obamës që të imponojë një zonë ndalimi fluturimesh mbi Alepo për t’i dhënë fund bormadimeve.

“Bota thjesht vazhdon dhe thotë sa e ndërlikuar është gjendja në Siri dhe nuk bën thuajse asgjë për të na mbrojtur. Ofertat e fundit për evakuim nga Rusia dhe qeveria duken si kërcënime të fshehura që thonë mbathjani ose përballuni me të panjohurën. Nuk kemi nevojë për lot apo dhembshuri, por na duhet dëshpërimisht ndalimi i bombardimeve në lindje të Alepos dhe masa ndërkombëtare që qyteti të mos jetë i rrethuar“, shkruhet në letrën e mjekëve për Obamën, në të cilën presidentit amerikan i kërkohet që të bëjë detyrën e tij.

Ndërkohë, njëkohësisht me publikimin e letrës, Rusia lajmëroi se do të ndalë çdo veprim ushtarak për tre orë në ditë për të lejuar hyrjen e ndihmës në Alepo. Por, OKB-ja e kundërshtoi idenë ruse duke thënë se 3 orë nuk mjaftojnë për të ndihmuar miliona dhe se nevojiten minimalisht pauza 48-orëshe në luftime. Përleshjet janë ashpërsuar ndjeshëm në Alepo javët e fundit, ndërsa rebelët luftojnë për mbijetesë, të përballur me rrethimin e forcave qeveritare.

Raportohet se forcat e opozitës ia kanë dalë që të çajnë rrethimin dhe kjo ka ashpërsuar konfliktin për kontrollin e qytetit./tch/a.k

Next Post

Kelmendi flet për revistën "Time": Ushtrohem 6 orë në ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

March 19, 2026
Alarm në SHBA, dronë të paidentifikuar mbi bazën ushtarake ku qëndrojnë Rubio dhe Hegseth

Alarm në SHBA, dronë të paidentifikuar mbi bazën ushtarake ku qëndrojnë Rubio dhe Hegseth

March 19, 2026
“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In