Pas arrestimit të punonjëses së AKSH, Erisa Fero, vetë institucioni ka reaguar me anë të një komunikate zyrtare.
Në lidhje me skandalin AKSHI ka deklaruar se ka nisur menjëherë procedurat e shkarkimit të Feros pas arrestimit të saj pasi u kap me 58 kilogramë kanabis në makinë.
Njoftimi i plotë:
Në vijim të deklaratës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, për finalizimin e operacionit “Restart”, me arrrestimin e 3 shtetasve, ndër të cilët dhe znj. Erisa Fero, AKSHI njofton se: bazuar në legjislacionin shqiptar në fuqi (Kodi i Punës), ka nisur menjëherë procedurën për shkarkimin nga puna të këtij personi.
Znj. Erisa Fero, ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, dënon çdo akt të kundra ligjshëm dhe siguron se do të jetë gjithmonë mbështetës në proceset e institucioneve që veprojnë në mbrojtje të ligjit.
/s.f