Përvjetori i 108-t i Ditës së Pavarësisë e gjen Shqipërinë në një situatë të pazakontë, teksa përballet me pandeminë Covid-19.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka publikuar dy foto në rrjetet sociale ku shfaqen mjekë teksa valëvisin flamurin kombëtar në ballkonin e Spitalit Infektiv.
Ndonëse “bluzat e bardha” janë në vijën e parë të frontit në përballje me Covid-19, disa mjekë nuk kanë harruar festën e flamurit.
Në mesazhet dhënë qytetarëve ministrja Manastirliu ka apeluar që të tregohet kujdes gjatë ditëve të festës. “Patriot është ai që qëndron në shtëpi dhe mbron familjen nga infektimi”, ka deklaruar ajo.