• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

28 deputetë të përjashtuar në më pak se dy muaj, Noka e Bardhi me të sanksionuarit

by A R
15/12/2023 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nisja e këtij aksioni në parlament, do të shënonte pikënisjen e një vale përjashtimesh nga Kuvendi i Shqipërisë për deputetët e Rithemelimit. Që prej datës 20 Tetor, Sekretariati i Etikës, në 7 mbledhje të zhvilluara ka përjashtuar 28 deputetë, disa prej tyre më shumë se dy herë.

Të përjashtuar 3 herë nga Kuvendi për 30 ditë

Flamur Noka

Bledion Nallbati

Saimir Korreshi

Gazment Bardhi

Flamur Noka, Bledion Nallbati, Saimir Korreshi dhe Gazment Bardhi kanë qenë deputetë më aktivë në rrëmujën e krijuar në sallën plenare dhe si rezultat janë përjashtuar 3 herë, duke mos qenë pjesë e aktivitetit parlamentar për 30 ditë. Flamur Noka, shumicën e përjashtimeve i ka marrë në mënyrë ekskluzive në sallën plenare, nga kryeparlamentarja Nikolla.

9 deputetë të tjerë, përfshirë edhe ish–kryeministrin Sali Berisha janë përjashtuar dy herë nga Kuvendi në më pak se dy muaj, duke munguar për 20 ditë në aktivitetin parlamentar.

Të përjashtuar 2 herë nga Kuvendi për 20 ditë

Sali Berisha

Ervin Salianji

Luan Baçi

Elda Hoti

Xhelal Mziu

Edmond Spaho

Lindita Metaliaj

Asllan Dogjani

Albana Vokshi

Ndërsa 15 të tjerë janë të përjashtuar vetëm 1 herë nga Kuvendi, për një afat kohor 10 ditësh.

Të përjashtuar 1 herë nga Kuvendi për 10 ditë

Isuf Çelaj                              Tritan Shehu

Kastriot Piroli                        Kasëm Mahmutaj

Greta Bardeli                        Edi Paloka

Flamur Hoxha                       Ina Zhupa

Petrit Doda                           Helidon Bushati

Lodovik Hasani                     Bujar Leskaj

Ramadan Likaj                     Sorina Koti

Lefter Geshtenja

E si mos të mjaftonte përjashtimi në komision dhe seancë, Kuvendi për ditë më radhë nuk i lejoi deputetët e Sali Berishës as në ambientet e brendshme të Godinës.

Në këto 7 mbledhje, Sekretariati i etikës ka bërë 44 përjashtime për deputetët e opozitës me një afat maksimal deri në 10 ditë.

Në kushtet e një aksioni pa kthim, mazhoranca nuk ka zgjedhur dialogun por ndëshkimin. Për këtë arsye ndryshoi rregulloren, duke e bërë afatin maksimal të përjashtimit deri në 60 ditë.

I pari që do i provojë pasojat e rregullores së re është Saimir Korreshi, së bashku me dy kolegë të tij, Edmond Spahon dhe Kastriot Pirolin.

Derisa rregullorja e re të shkojë në Gjykatën Kushtetuese ashtu si Rithemelimi ka paralajmëruar, në seancat e radhës deputetët do të duhet të zgjedhin nëse do t’i sofistikojnë metodat e revoltës apo do bëjnë një hap pas për t’i shpëtuar  një përjashtimi dy-mujor nga parlamenti.

/a.r

Next Post
Porosi nga jashtë apo sherr banal? Mister shkaku që e shtyu Mjacajn të vriste Lleshin në qeli

Porosi nga jashtë apo sherr banal? Mister shkaku që e shtyu Mjacajn të vriste Lleshin në qeli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

April 5, 2026
Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

April 5, 2026
2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

April 5, 2026
Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In