Drejtuesit e 27 vendeve të Bashkimit Evropian miratuan sot me unanimitet parimet udhëzuese që do të ndjekin negociatorët evropianë gjatë bisedimeve për Brexit duke ilustruar edhe një herë unitetin e tyre përballë Britanisë së Madhe.
“Drejtuesit e 27 vendeve të BE-së miratuan me unanimitet parimet udhëzuese të negociatave në të ardhmen me Britaninë e Madhe”, njoftoi në një mesazh në rrjetin social Twitter presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.
“Orientime të miratuara me unanimitet. Mandati i fortë dhe i drejtë nga 27 vendet e BE-së për diskutimet për Brexit është gati”, theksoi ai në rrjetin social mes takimit të jashtëzakonshëm në Bruksel.
BE-ja me 27 vende, pa Britaninë e madhe, pretendoi “bashkimin e saj” në momentin e miratimit gjatë samitit në Bruksel të parimeve udhëzuese që do të ndjekin negociatorët evropianë në bisedimet për Brexit
“Bashkimi Evropian me 27 vendet duhet të qëndrojë i bashkuar gjatë negociatave me Britaninë e Madhe për Brexit”, konfirmoi presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk pas mbërritjes në Bruksel për samitin e 27 vendeve të BE-së./b.sd










