Në kuadër të operacionit policor të koduar “Phones”, ka rënë një pranga një 55-vjeçar me iniciale K.Q. pasi gjatë kontrollit në subjektin që ai administronte në Rrugën e Durrësit, Policia i gjeti dhe i sekuestroi në cilësinë e provës materiale 27 aparate celulare Iphone 13 Pro Max që dyshohet se janë futur kontrabandë në vend.
Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë 41-vjeçari me iniciale F.Q.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/a.r











