• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

26 vjet Parti Demokratike, Berisha: Hapëm dyert e lirisë për shqiptarët

by Java News
11/12/2016 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kujton 26-vjetorin e themelimit, duke u shprehur se PD ndihmoi që shqiptarët të vrisnin frikën, duke u hapur atyre dyert e lirisë.
“Sot 26 vjetori i themelimit te PD!
Te dashur miq, me 11 dhjetor te vitit 1990 studente, pedagoge te Universitetit, intelektuale, punetore dhe punonjes te kryeqytetit themeluan ne Qytetin Studenti, Partine Demokratike te Shqiperise njeherazi dhe pluralizmin politik ne Shqiperi. Partia Demokratike lindi nga revolucioni demokratik si parti
– e lirive dhe te drejtave te ndaluara me kushtetute te shqiptareve. Ne kete mision, ne kushtet me te veshtira dhe ne ballje epike, ajo permbysi me voten e lire diktaturen komuniste me te eger ne Europe, e cila kishte zhytur shqiptaret ne shtypjen me mizore, izolimin me te thelle, indoktrinimin me te madh, varferine e mjerimin me ekstrem, me vetem 204 dollare ishin ne vitin 92 te ardhurat per fryme te shqiptareve.

Me permbysjen e diktatures komuniste, PD nxorri shqiptaret nga mbreteria e frikes dhe terrorit, hapi per ta dyert e lirise.
Partia Demokratike u themelua si parti e interesit kombetar te shqiptareve. Qe ne javen e pare te themelimit te saj, PD shpalli para shqiptareve dhe botes interesin kombetar dhe çeshtjen kombetare, deri atehere te tradhetuara, si yllin e saj polar. Ajo nxori Shqiperine nga izolimi me i thelle, e lidhi ne miqesi me SHBA dhe vendet e lira. PD, ne mbeshtetje te fuqishme dhe ne bashkepunim te ngushte me Lidhjen Demokratike te Kosoves nderkombetarizoi prane kancelarive perendimore dhe ne samite te OSBE dhe OKB ceshtjen e Kosoves, konfirmoi ne rezoluta te votuara me 2/3 ne OKB, te drejten e qytetareve te Kosoves per vetevendosje.

PD dha ndihmese thelbesore ne pavarsine e Kosoves, lajmin per te cilin e shpalli ne Tirane, me te famshmen “time is noë” Presidenti George Ë Bush ne viziten e pare dhe historike te nje presidenti te SHBA ne Shqiperi. Qeveria e PD dha kontribut thelbesor ne njohjet nderkombetare te Republikes se Kosoves.

Partia Demokratike u themelua si parti e vokacionit perendimor te kombit shqiptar, integrimit europian dhe euroatllantik te vendit. Ne permbushje te ketij misioni ajo anetaresoi Shqiperine ne Keshillin e Europes. Partia Demokratike, si lokomotive e proceseve integruese, anetaresoi Shqiperine ne NATO, firmosi dhe ratifikoi Marreveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian. Me reforma serioze te gjithanshme u plotesuan te gjitha kushtet dhe u hoqen vizat me BE, si dhe mor ne tetor te vitit 2012 dhe ne tetor te vitit 2013 rekomandimi i Komisionit Europian per statusin e vendit kandidat, te cilin e bllokoi Edi Rama dhe se fundi dha nje kontribut historik ne mbrojtjen dhe garantimin e standarteve me te mira nderkombetare ne reformen e drejtesise.

PD hodhi themelet e ekonomise se tregut dhe te demokracise, liberalizoi dhe privatizoi ekonomine, beri 220 mije familje shqiptare pronare te apartamenteve te tyre dhe mbi 460 mije familje ne fshat, pronare te fermave te tyre. Ne mandatin e saj 1992-1997, me politiken e saj ekonomike ja doli qe ne Shqiperi, ne vendin e hiperkolektivizmit total, mbi 80% e GDP te vinte nga sektori privat dhe te ardhurat per fryme te katerfishohen, pra rriten nga 204 dollare ne 820 dollare.

Partia Demokratike, duke njohur pergjegjesine e saj te madhe per lejimin e skemave piramidale dhe krizen e rende qe ato shkaktuan ne vitin 1997, doli ne opozite.
Me fitoren e zgjedhjeve ne vitin 2005, ne nje rast unik perzuri nga pushteti ata qe erdhen me dhune dhe rebelim komunist.

PD luftoi me zero tolerance krimin dhe bandat e tij. Vendosi para ligjit ne 18 muaj mbi nje mije bose dhe anetare te bandave kriminale dhe beri Shqiperine nje vend te sigurt. Luftoi me vendosmeri korrupsionin. Ndermori reforma te thella ekonomike te suksessshme si ulja e tatim fitimit nga 25 ne 10 %, ulja e tatimit te ardhurave personale nga 23 ne 10, pra vendosje te takses se sheshte prej 10 %, ulja e sigurimeve shoqerore nga 32% ne 15% per pundhenesin, ulja e tarifave doganore nga 6 ne 1% , u krijua one stop shop per regjistrimin e bizneseve dhe u arrit reduktimi i kohes dhe kostos se regjistrimit nga 42 dite dhe 4 mije euro ne gjithsej 30 minuta dhe vetem 1 euro, u krijua Qendra Kombetare e Liçencave dhe Lejeve pasi u hoqen mbi 2/3 e tyre. Te gjitha keto reforma, siç pohojne Komisioni Europian, Banka Boterore, FMN, IBRD etj, bene qe ekonomia e vendit, ne kulmin e krizes ekonomike dhe financiare te botes, te vazhdoje te rritet dhe te mos njohe reçesion. Papunesia njohu ulje progresive, ajo ra ne 12.8%, numeri i bizneseve u dy dhe tre-fishua. Eksporti dhe investimet e huaja u rriten perkatesisht me 300% dhe 316%. Te ardhurat buxhetore u dyfishuan. Kredite per ekonomine u rriten 6 here. Sipas Censusit te vitit 2011, 343 mije familje shqiptare kishin me shume se nje shtepi. Shqiptaret ne banesa per 1000 banore lene mbrapa 5 kombe te vendeve anetare te BE.

Qeveria e PD rriti me 120-150% rrogat dhe 100% pensionet e ulta, ndertoi dhe rindertoi ne mbare vendin 11 mije km rruge, pra siç thote Komisioni Europian me shume se i gjithe rajoni. Ndertoi rrugen e Kombit, autostraden Tirane – Elbasan, ne te cilat vetem tunele jane 16 km. Ndertoi dhe rindertoi 1300 shkolla e institucione arsimore, 720 sisteme ujesjellesash dhe kanalizimesh, 10 impiante te perpunimit te ujerave te zeza dhe 400 qendra shendetesore dhe spitale. U zgjeruan ndjeshem portet e Sarandes Vlores, Shengjinit, u ndertua terminali i aeroportit dhe u dyfishua u ndertua terminali i portit te Durresit dhe u shpall fituese kompania qe do thellonte portin per anije te medha gjer ne 50 mije ton.

Karahas infrastruktures,energjia u be nje perparesi tjeter madhore e PD. Nga fundi i vitit 2007 e ne vazhdim moren fund nderprerjet e energjise elektrike qe me pare ishin se paku 6-10 ore ne dite

Shqiperia u be vendi i dy projekteve gjigande energjitike; TAP, gazsjellesi qe do sjelle gazin azer ne Itali, dhe kaskades se Devollit. Qeveria firmosi ndertimin e 420 hidrocentraleve me konçesion nga kompanite private, nga te cilat 50 kane perfunduar dhe 87 jane ne ndertim e siper.

Shqiperia dixhitale eshte nje nga realizimet madhore te qeverise se PD. Ne vitin 2006, perdorimi i internetit ne Shqiperi ishte vetem 4.8% nderkohe u rrit ne 63% ne vitin 2012, interneti dhe kabinetet e informatikes u shtrine ne çdo shkolle, u garantua internet falas per popullaten ne 1250 zyra ne mbare vendin, u ulen 3 – 5 here çmimiet e bisedave me celular, u licensuan dy kompani dhe u shtri ne mbare vendin teknologjia 3G.
Numeri i studenteve u rrit nga 12 ne 50 per 1000 banore, 70% e maturanteve hynin ne Universitet. Trupa akademike universitare u rrit nga 6 000 ne 10.500. Ndjekja e shkollave te mesme u rrit nga 69 ne 86%. Ne zonat rurale u ndertuan mbi 8 mije km rruge mbi 1 mije shkolla e kopshte, 630 ujsjellesa dhe kanalizime, qindra km kanale vaditese dhe kullues. Qeveria e PD ne 5 vitet e fundit te qeverisjes subvencionoi 45 mije projekte ne bujqesi e blegtori, gje qe beri te mundur te mbillen mbi 10 milion rrenje ullinj dhe miliona rrenje molle, arra, vreshta dhe dru te tjere frutor. Prodhimet bujqesore ne tersi u mbrojten,u ulen ndjeshem importet u mbi dyfishua toka e punuar,eksportet bujqesore rrite 2-3 here.

Numeri i turisteve dhe vizitorve nga 300 mije qe ishte ne vitin 2004 u rrite ne 4,7 milion ne vitin 2012.

Shqiperia ende nuk eshte vend i zhvilluar por ajo le mbrapa disa vende te zhvilluara ne vdekshmerine amtare, vdekshmerine ne pergjithesi, jetegjatesine mesatare te popullates dhe arriti te kete vdekshmeri infantile nje-shifrore.

Ne vitin 2013 shqiptaret me vullnetin e tyre hodhen poshte kontraten me Sali Berishen dhe votuan per nje kontrate tjeter. Respektova plotesisht vebdimin e tyre dhe pa ndonje keqardhje te vecante mora vendimet e duhura.

Sot ne opozite Partia Demokratike eshte shnderruar ne forcen kryesore politike e vendit, forcen e shpreses dhe besimit te shqiptareve, e gatshme dhe e sigurte per fitoren ne zgjedhjet e ardheshme dhe vazhdimin e misionit te saj historik, integrimin e plote te vendit ne Bashkimin Europian! Sb”, shkruan ish-kryetari i PD në Facebook.
d.i.

Next Post
Itali, Paolo Gentiloni ngarkohet me formimin e qeverisë së re

Itali, Paolo Gentiloni ngarkohet me formimin e qeverisë së re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com