Policia e Korçës ka nisur kërkimet për gjetjen e një nëne 26-vjeçare nga Pojani i Maliqit e cila ka braktisur dy fëmijët e mitur dhe është larguar në drejtim të paditur.
Nëna e re rezulton e zhdukur prej 1 jave ndërkohë denoncimin e ka bërë nëna e saj. Polciia ndërkohë ka nisur kërkimet për gjetjen e 26-vjeçares.
“Policia Korçës: Më datë 17.02.2017, në Komisariatin e Policisë Maliq, është paraqitur shtetasja A.Sh, 59 vjeç, e cila deklaron se vajza e saj shtetasja V.Sh, 26 vjeç, banuese në fshatin Pojan Maliq, që prej 1 jave është larguar nga banesa pa lënë adresë mbi vendndodhjen e saj, duke braktisur dy fëmijët e saj të mitur. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Braktisja e fëmijëve të mitur” parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal”, raporton policia./a.m.