• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

250 mln € kredi të buta për bujqësinë, Rama: Synojmë të arrijmë 1 mld euro eksporte deri në 2030

by A R
06/02/2025 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një hap shumë premtues vendimin e Bankës së Shqipërisë për të hapur një linjë të re financimi prej 250 milionë Euroshe kredi të buta për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me fokus tek bujqësia. Më tej, Rama shpreh objektivin që në Shqipërinë e vitit 2030, eksportet bujqësore të arrijnë në 1 miliardë Euro.

Edi Rama: Të gjithë përfaqësuesit e bankave të nivelit të dytë këtu të pranishëm për një proces që e kemi nisur disa kohë më parë dhe që sot e kurorëzojmë në mënyrën më inkurajuese dhe më optimiste me vendimin e Bankës së Shqipërisë për të hapur një linjë të re financimi prej 250 milionë Eurosh për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me fokus tek bujqësia dhe marrëveshjen e nënshkruar mes bankës qëndrore dhe bankave të nivelit të dytë për ta jetësuar këtë linjë financimi në funksion të projekteve të investimeve në sektorin e bujqësisë në radhë të parë.

Ky është një hap i madh cilësor, shumë premtues për vendin. Në Shqipërinë 2030, eksportet bujqësore të arrijnë në 1 miliardë Euro. Sot jemi mbi 500 milionë Euro eksporte. Ndërkohë, kishim pak më shumë se 100 milionë Euro kur kemi marrë detyrën dhe arritja e objektivit prej 1 miliardë Eurosh kërkon një fuqi të shtuar të sektorit, të fermerëve dhe do të vijë përmes investimeve dhe volumit të sipërmarrjes në fshat. E domosdoshme dhe për Shqipërinë, anëtare të BE-së. Sfida e konkurrencës dhe sfida e përshtatjes me rregulla dhe standarde më të larta, është një sfidë shumë e madhe.

Duhet të biem dakord që 2.1% e volumit të përgjithshëm të kredive për këtë sektor është vërtetë shumë pak. Me bindjen se me mbështetjen reciproke, shumë nga arsyet e ngurrimit do të kapërcehen. Sot mund të ndihemi të gjithë së bashku mirë për faktin se nga një proces prej disa takimesh zinxhir, kemi një produkt të kombinuar mes linjës së re të financimit të Bankës së Shqipërisë dhe mbështetjes që qeveria do të japë duke arritur që përmes garancisë sovrane të mbulojë 70% të principalit të kredisë.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama u thotë atyre që presin më shumë financim në sektorin e bujqësisë se norma e interesit do të jetë vërtetë tërheqëse.

Edi Rama: Ne mund të ju themi sot të gjithë atyre që presin më shumë financim në sektorin e bujqësisë se norma e interesit do të jetë vërtetë shumë tërheqëse dhe se ne nga ana tjetër me të gjithë dijen e fituar nga puna e madhe që na ka dhënë plot 500 projekte falë ndërveprimit të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural do të mund të ju gjendemi pranë fermerëve që të rrisim me një shpejtësi volumin e investimeve për të arritur 1 miliardë Euro eksporte. Ne arrijmë të vendosim dhe bujqësinë në të njëjtin nivel të arritjeve të Shqipërisë si një anëtar i ri, dinjitoz për nga performanca e përgjithshme në BE. 500 projektet janë garanci e madhe për ne përsa i përket dhe mbështetjes së bankave të nivelit të dytë. 70% i ulur i kërkesave për kolaterale do të jetë lehtësim i madh për bankat. Jam i bindur se ne do të bëjmë një histori të re suksesi, ku të gjithë do të dalin të fituar. Investimet në sera për ne janë prioritet. Prioritare edhe investimi në agropërpunim.

Kryeministri Rama e ka vënë theksin edhe tek Paketa e Maleve, për të cilën ka thënë se do të sjellë kërkesë të rritur për agroturizmin.

Edi Rama: Agroturizmi është një tjetër prioritet. Paketa e Maleve krijon një lehtësi të re duke i mundësuar të gjithë atyre që duan të investojnë në Shqipërinë rurale dhe që kanë probleme me titujt e pronësisë që të keni garanci të plotë për investimin e tyre duke kaluar përmes një procesi të lehtësuar të njohjes të së drejtës për përdorimin e tokës. Paketa e Maleve do të sjellë kërkesë të rritur për agroturizmin. Paketa i jep një garanci të plotë për lehtësim 100% nga barra fiskale për 10 vjet. Ata që do të aplikojnë të parët, do të shërbehen të parët në këtë kuadër.

Next Post
Dita Botërore e Zgjedhjeve, ambasadori i OSBE-së: 11 maji, moment kyç për Shqipërinë

Dita Botërore e Zgjedhjeve, ambasadori i OSBE-së: 11 maji, moment kyç për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In