• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

25 vjet OSBE- gëzim dhe trishtim!

by Lutfi Dervishi
14/06/2022 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Kur sheh bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të mbushur me banderola që përkujtojnë 25 vjetgorin e Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, nuk di të gëzohesh apo të trishtohesh?!

Ka arsye për t’u gëzuar kur sheh se sa shumë ka ndryshuar vendi që nga momenti i fillimit të punës së OSBE-së në Shqipëri. Ka arsye për t’u trishtuar sa pak ka ndryshuar mandati i OSBE-së një çerek shekulli më pas.

OSBE u vendos në Tiranë, më 1997 pas rënies së firmave piramidale dhe kur vendi ndodhej në prag të anarkisë. Misioni ishte i qartë: rivendosja e sigurisë dhe koordinimi i ndihmës ndërkombëtare.

Gjatë këtyre viteve mandati i OSBE-së ka ndryshuar vetëm një herë në vitin 2003. Gjatë 20 viteve të fundit, vendi është anëtarësuar në NATO, pret të hap negociatat dhe sot është edhe në tryezën e Këshillin e Sigurimit.

Nga pikëpamja e sigurisë, Shqipëria sot është eksportuese e sigurisë. Nga pikëpamja e bashkëpunimit, nuk ka asnjë vend me të cilin ka probleme bashkëpunimi. (përjashto ndoshta Kosovën 🙂 kjo duhet lexuar si shaka).
Shqipëria është prej 31 vitesh shtet anëtar me të drejta të plota në këtë organizatë dhe në vitin 2020 mori edhe drejtimin e organizatës.

20 vjet pa ndryshuar me të njëjtin mandat është shumë.

Nëse themi se jemi shumë afër çeljes së negociatave, dhe po t’i referohemi shembullit të Kroacisë është një lloj anomalie që një vend që aspiron të bëhet anëtar i BE0-së te ketë një rol të ekzagjeruar të OSBE-së.
Nëse Prania e OSBE -së në Shqipëri do të kishte qenë e suksesshme sot do të ishte “viktimë” e suksesit të vet, dhe do të kishte mbyllur zyrat. Nëse vendi do të konsideronte se ka bërë progres të mjaftueshëm do të kishte ridimensuar marrëdhëniet me OSBE-në.

Eshtë koha që roli, vendi dhe hapësira e OSBE-së duhet ridimensionuar ose vetë OSBE në Tiranë rrezikon t’i ngjajë një NGO-je ndërkombëtare që konkurron denjësisht me OJF-të lokale.

Next Post
Denoncimi: Të burgosurin e vjedhin gardianët, ja shuma e grabitur!

Denoncimi: Të burgosurin e vjedhin gardianët, ja shuma e grabitur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In